Vijojnë aksionet e policisë në arrestimin dhe ndëshkimin e personave që kanë vjedhur energjinë elektrike. Mësohet se së fundi janë arrestuar 2 persona, ndërsa 6 të tjerë janë proceduar, pas kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në. Një tjetër është shpallur në kërkim.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është arrestuar në flagrancë shtetasi E. P., banues në Tiranë, ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është arrestuar në flagrancë shtetasi K. D., banues në Kamzë. Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë është shpallur në kërkim shtetasi S. B., banues në Kavajë”, njoftoi policia.
Të proceduarit janë: L B. H., S. B. dhe K. Q., banues në Shkodër.; Gj. L., banues në Lezhë; S. S., banuese në Klos P. N., banues në Gramz”, njoftoi policia./Opinion.al