Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vjedhja e bankës në bllok, grabitësit hapën dy vrima në mur, ja arsyeja e këtij veprimi

2016/08/14 at 9:04 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vjedhja e bankës në bllok, grabitësit hapën dy vrima në mur, ja arsyeja e këtij veprimi

Prokuroria e Tiranës po heton për bashkëpunëtorë të mundshëm të autorëve të grabitjes së filialit të bankës tek ish­-blloku. Sipas Prokurorisë, autorët e krimit, për të cilët nuk ka ende asnjë ide se kush mund të jenë, kanë pasur një orientim të saktë për vendin e dhomës­ kasafortë.

Nga ana tjetër, Prokuroria ka bërë me dije dje disa detaje të reja nga hetimi i ngjarjes. Sipas akuzës, më 8 gusht 2016, rreth orës 08:15, Policia është vënë në dijeni se ishte vjedhur gjatë natës banka e nivelit të dytë që ndodhet në rrugën “Ismail Qemali”.

Gjatë veprimeve hetimore është konstatuar se persona të paidentifikuar, duke hapur një vrimë në murin që ndan bankën me një ambient tjetër privat, dikur pab, kanë hyrë në ambientin e brendshëm të bankës dhe më pas kanë hapur një vrimë tjetër në murin prej betoni të kasafortës së bankës.

Njëri prej autorëve ka hyrë brenda ambienteve të dhomës­kasafortë dhe ka marrë nëpër raftet metalike shumën rreth 190.000.000 lekë të vjetër. Më pas janë larguar nëpërmjet dy vrimave, të cilat ishin hapur më parë në mur. Veprimet e autorëve janë kryer në datën 5 dhe 6 gusht 2016. \

DINAMIKA

Bazuar në kontrollin e ambientit rrethues të bankës, rezulton se autorët fillimisht kanë ndërruar fishekun e derës së ish­-pabit dhe që aty kanë hyrë brenda. Fillimisht kanë shkuar e kanë vepruar në faqen e një muri dhe më pas, pasi kanë hasur në beton, e kanë lënë atë dhe kanë shkuar në faqen e murit prej tulle, ku kanë hapur një vrime në të cilën mund të hynte lirshëm një trup njeriu.

Pasi kanë hyrë në ambientin e brendshëm të bankës ku ishte dhe dhoma­ kasafortë, kanë vepruar me mjete pune (çekiç, daltë, kriko) te muri prej betoni i dhomës­kasafortë. Veprimin përfundimtar ata e kanë kryer në datën 06.08.2016, ku kanë hyrë në orën 23:13 dhe kanë dalë në orën 23:19.

Në ambientin e pabit janë gjetur sende që dyshohet se u përkasin autorëve, si leva hekuri, kriko automjeti, pllaka metalike, tuba metalikë.

ALARMI DHE KAMERAT

Banka ka sistem kamerash dhe dhoma­ kasafortë ka sistem sensorësh. Nga goditjet që kanë bërë autorët ditën e premte, më 5 gusht natën, dhe të shtunën, po natën, sensorët kanë dhënë alarm te telefoni i drejtorit të bankës, shefi i sigurisë së bankës dhe te salla operative e policisë private. Të premten, datë 5 gusht 2016, pas marrjes së sinjalit, është paraqitur në bankë drejtori Luigj Gjonaj dhe pasi nuk ka konstatuar gjë, është larguar. Ditën e shtunë ka rënë sinjali i sensorit të kasafortës dhe aty përsëri ka shkuar drejtori i bankës, Luigj Gjonaj, si dhe shefi i sigurisë së kësaj banke, Florjan Skarra, e kjo dallohet dhe në pamjet filmike, por nga kontrolli ata nuk kanë konstatuar asgjë. / Panorama.al Trazhgim Sokolaj

Etiketa: bankaBllokgrabitja

Ju sugjerojmë

Këshilli i LVV/ Albin Kurti konfirmohet si kandidat për kryeministër në Kosovë
Rajoni

Këshilli i LVV/ Albin Kurti konfirmohet si kandidat për kryeministër në Kosovë

7 Shtator, 2025 12:02 pm
Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis gati paketën e masave me vlerë 1.6 mld euro
Rajoni

Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis gati paketën e masave me vlerë 1.6 mld euro

7 Shtator, 2025 11:51 am
Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan
Bota

Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan

7 Shtator, 2025 11:28 am
Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe
Kronikë

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe

7 Shtator, 2025 11:20 am
Rusia bombardon godinën e qeverisë në Ukrainë, 3 të vdekur
Bota

Rusia bombardon godinën e qeverisë në Ukrainë, 3 të vdekur

7 Shtator, 2025 10:46 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Mbajti me forcë në banesë të miturën, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

7 Shtator, 2025 9:54 am
Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, civilëve iu bëhet thirrje për evakuim
Bota

Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, civilëve iu bëhet thirrje për evakuim

7 Shtator, 2025 9:45 am
Ekstradohet me urgjencë Vilson Pepa, u arrestua në Punta Cana
Kronikë

Ekstradohet me urgjencë Vilson Pepa, u arrestua në Punta Cana

7 Shtator, 2025 9:25 am
27 vjet i burgosur për vrasjen që nuk e kreu
Bota

27 vjet i burgosur për vrasjen që nuk e kreu

7 Shtator, 2025 9:05 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 shtator 2025

7 Shtator, 2025 8:31 am
Para
Olimpiada e Rios/ Ja kush është futbollistja shqiptare që kaloi Suedinë në gjysmëfinale

Olimpiada e Rios/ Ja kush është futbollistja shqiptare që kaloi Suedinë në gjysmëfinale

Fotolajm/ Për kë e ka marrë malli Kallashin?

Fotolajm/ Për kë e ka marrë malli Kallashin?

Fotolajm/ Kur “Mbrojtja” bie dhe ministrja Kodheli pozon me bikini ….

Fotolajm/ Kur "Mbrojtja" bie dhe ministrja Kodheli pozon me bikini ....

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Këshilli i LVV/ Albin Kurti konfirmohet si kandidat për kryeministër në Kosovë

Këshilli i LVV/ Albin Kurti konfirmohet si kandidat për kryeministër në Kosovë
7 Shtator, 2025

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e ka propozuar kryetarin e saj, Albin Kurtin, njëherësh kryeministër në detyrë i Kosovës, për një tjetër...

Lexo më shumë

Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis gati paketën e masave me vlerë 1.6 mld euro

Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis gati paketën e masave me vlerë 1.6 mld euro
7 Shtator, 2025

Në një moment të vështirë të vitit të 7 të qeverisjes, kur popullariteti i konservatorëve vazhdon të bjerë kryesisht për...

Lexo më shumë

Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan

Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan
7 Shtator, 2025

Rreth 1,400 katolikë të veshur me veshje ylberi dhe me kryqe në dorë kanë marrë pjesë në pelegrinazhin e parë...

Lexo më shumë

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe
7 Shtator, 2025

Mbi 10 mijë rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Shkodrës gjatë një operacioni në zonën e Bajzës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com