Arrest me burg është masa e sigurisë e dhënë sot nga gjykata për tre të akuzuarit për vjedhjen e bankës në zonën e ish “Bllokut” në Tiranë, mbrëmjen e së shtunës së 8 gushtit.
Por, për Roland Litin dhe Alan Babamaton është dhënë masa e sigurisë arrest me burg pa afat, ndërsa për Robert Kullën, djalin e Nehat Kullës u vendos masa e arrestit 30 ditë burg.