Aktualitet

Vizitonin Thethin, humbasin kontaktet dy turistët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:15 - 04/06/21 |
Opi Nion

Dy turistë rezultojnë të humbur në Theth që prej ditës së djeshme. Policia sqaron se turistët nga Suedia dhe Rusia kanë humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit.

Kërkimet kanë nisur që të mëngjesin e së enjtes dhe vijojnë ende. Deri më tani, nuk ka informacione nga rojet mjedisore në Theth nëse janë parë dy turistët dhe as nga ana e Valbonës nuk ka informacion.

Dyshohet se turistët kanë shkëputur kontaktet për shkak të fikjes së celularëve nga rënia e baterisë. Punonjësve të Policisë që janë në kërkim të turistëve i janë bashkuar edhe alpinistët e vendit./ Opinion.al

Pas