Presidenti i vendit Bujar Nishani është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë. Pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në shenjë mirënjohje për angazhimin në njohjet për Kosovën dhe për kontributin në përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve e ka nderuar me titullin “Urdhri i Lirisë”, presidenti Bujar Nishani është përballur me një mikpritje të jashtëzakonshme.
Me dhjetëra njerëz me aparate celulare në duar e kanë “bllokuar” atë për disa minuta, teksa prisnin të shkrepnin me të një foto. Opinion.al mëson se të rinjtë e kanë pritur për disa minuta në radhë për të bërë një foto me Presidentin Nishani.
Po ashtu Nishani është takuar edhe me kryeministrit Isa Mustafa i cili i ka shprehur mirënjohjen për kontributin e madh që ka dhënë për Kosovën gjatë mandatit të tij si President. /opinion.al