Aktualitet

Vizita e zyrtares së lartë të DASH në Tiranë, reagon Yuri Kim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:27 - 29/04/22 |
Opi Nion

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar për vizitën e zyrtares së lartë të DASH, Karen Donfried në vendin tonë.

Në një status në Twitter ajo thotë se zyrtarja e lartë e DASH ka takuar liderët shqiptarë dhe ka diskutuar me ta për forcimin e demokracisë, mbrojtjen dhe lidhjet e biznesit; integrimi evropian; sigurinë energjetike; bashkëpunim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër pushtimit rus të Ukrainës.

“E mrekullueshme vizita e zyrtares së lartë të DASH, Karen Donfried në Shqipëri për të takuar liderët shqiptarë për të forcuar demokracinë, mbrojtjen dhe lidhjet e biznesit; integrimi evropian; sigurinë energjetike; bashkëpunim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër pushtimit rus të Ukrainës. Shumë punë për të bërë, por do të kemi sukses nëse e bëjmë së bashku!”, shkruan Kim.

Pas