Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” ka publikuar foto nga “rrethimi” i qytetit të Kukësit nga forcat e shumta të policisë, kryesisht të “Reneas”, për shkak të vizitës së kryeministrit Edi Rama.
“Nje album nga shtetrrethimi i Kukesit per antimitingun e Edvin Kristaq Urrejtesit. Nderim qytetareve te Kukesit qe i kallen atij daten. Sb”-shkruan Berisha.
Kryeministir Rama ndodhej ditën e sotme në Kukës, ku prezantoi për kandidat në zgjedhjet lokale Safet Gjicin si dhe premtoi përfundimin e punimeve brenda një viti të aeroportit të Kukësit.
Vizita e tij në Kukës u pritë me protesta nga një grup qytetarësh duke i zënë rrugën eskortës së kryeministrit, kjo ka bërë që të ndërhyjnë dhe forcat e policisë./ Opinion.al E.Xh.