Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vizita e fundit në shtëpinë e Maks Velos

2020/05/08 at 10:21 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Vizita e fundit në shtëpinë e Maks Velos

Nga Mustafa Nano – Në këtë studio nuk do të jetë më Maks Velo. Nuk do kem më mundësi ta takoj Maks Velon, ashtu sikurse dhe shumë të tjerë që e njohin. Ai dje u nda nga jeta. Ishte një nga personazhet më kontrovers të Tiranës. Dhe në këtë shpjegohen edhe në një numër reagimesh që dolën menjëherë pas vdekjes së Maksit.

Ishin reagime të të gjitha llojeve, kishte njerëz që e lëvdonin, por kishte njerëz edhe që e qortonin, edhe e shanin. Por Maksi nuk do të befasohej për këtë gjë, madje nuk do t’i vinte keq për këtë fakt. Ai e dinte që i gjithë mllefi që mund të ekzistonte te një pjesë njerëzish për të kishte lidhje me qendrimet e tij, me të cilat ai nuk bënte asnjë lloj kompromisi.

Ishte një nga njerëzit më të vërtetë që unë kam njohur. Këto nuk po i them që në rrethana televizive mund të thuash për dikë që sapo është ndarë nga jeta, janë gjëra që unë i besoj me të vërtetë. Maks Velo ishte një nga njerëzit më të vërtetë që kam njohur në jetën time. Ai ishte autentik, ishte gjenuin, ishte si një fëmijë, në momentin që e kishte një mendim në kokë, menjëherë donte ta nxirrte nga goja.  A thua se po ta mbante brenda, ai opinion, ajo konsideratë mund ta gërryente, apo mund t’i krijonte ndonjë problem shëndetësor.

Mbajeni mend këtë personazh, Maks Velon. Ne nuk kemi për ta pasur më një njeri të tillë. Ose kemi për ta patur shumë rrallë.

Herën e fundit që e takova Maksin ka qenë në shtëpinë e tij, përpara se të fillonte karantinimi për shkak të Covid-19. Ishte hera e parë që i shkoja në shtëpi. Dhe atë vizitë në shtëpinë e tij unë e kam shkruar edhe tek libri i fundit. Ajo vizitë ishte një përvojë e pazëvendësueshme për mua, ishte sikur sapo kalova pragun e shtëpisë së Maksit m’u duk sikur u futa në një botë tjetër që më thithi.

Edhe në letërsi nuk kam parë autorë të mëdhenj apo të vegjël që të përshkruajnë një shtëpi të ngjashme me atë të Maks Velos. Ndoshta më është kujtuar në këto orët e fundit pas vdekjes së Maksit më është kujtuar  Charles Dickens, në librin e tij “Great expectations”, ku përshkruan një shtëpi ku ti futesh aty brenda ku shihje një kek që dikush e kishte nisur, por kishte javë të tëra që qendronte aty. Përshkruan muret që ishin të mbushura me orë që tregonin të gjitha orën  08:40. Kjo ishte ndjesia që unë kam provuar te shtëpia e Maks Velos.

Ti hyje në atë shtëpi dhe kishte ndjesinë që po hyje në një shtëpi, që  nuk të kishte ndodhur më përpara. Përveç kësaj, në shtëpinë e Velos, kishte orendi të vjetra, relike, fotografi, piktura sigurisht. Ishte stili i Maks Velos. Dhe Maks Velo në përgjithësi ishte njeri me stil.

Kur vjen puna te qendrimet e Maksit që kanë provuar debat, ai kishte disa linja bazike, kishin të bënin me besimet e tij. Ishte një nga njerëzit më pro perëndimorë që mund të shihte syri. Madje as në perëndim nuk mund të gjeje një njeri më pro perëndimor sesa Maksi. Në historinë e Shqipërisë fare pak njerëz, mund të numërohen me gishtat e njërës dorë që kanë qenë pro perëndimorë. Atij Perëndimi, sidomos Europa i dhimbte kur e shihte në prag trazirash, apo e shihte në momente të vështira, siç është sot Evropa. Gjithmonë mendonte se nëse Evropa mund ta pësojë një ditë, do ta pësojë prej rafinimit të vet, prej sofistikimit të vet.

Maksi mendonte se ne shqiptarët, nuk jemi perëndimor. Ai mendonte, ndoshta edhe duke e ekzagjeruar pak, që ne nuk kemi lidhje fare me Perëndimin dhe nuk kishte shumë besim që në planin prespektiv mund të përftohet një marrëdhënie e fortë me Perëndimin. Ai ishte i bindur që, që ka pasur një lloj amaneti historik të një pjesë të elitës shqiptare, por kishte frikë se gjeneratat e reja këtë amanet nuk do e ndiqnin.

Kjo ishte frika më e madhe e Maks Velos, të cilin nuk do e kemi më midis nesh. Ai do të ngelet gjithmonë brenda meje.

Ju sugjerojmë

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Para
Plagosja në Tiranë, Artan Hoxha:I riu financohej nga një grup i rrezikshëm

Hoxha: Nuk e dija që jemi bërë kaq faktor edhe në Republikën Domenikane

Kastriot Dervishi tregon operativin që përndoqi më gjatë Maks Velon

Kastriot Dervishi tregon operativin që përndoqi më gjatë Maks Velon

Urbanët janë mbyllur por në Shqipëri është hapur transporti hapësinor

Urbanët janë mbyllur por në Shqipëri është hapur transporti hapësinor

TE FUNDIT

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
8 Qershor, 2025

Liqeni Natron ndodhet përgjatë Sistemit të Rifteve të Afrikës Lindore, një kufi pllakash tektonike divergjente që po e copëton Pllakën...

Lexo më shumë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
8 Qershor, 2025

Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com