Bota

Vizatoi skicën e fshatit, bashkohet me nënën pas 33 vitesh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:16 - 03/01/22 |
Opi Nion

Një histori si një skenar filmi i ka ndodhur Li Jingwei në Kinë. Li u rrëmbye kur ishte në moshën 4-vjeçare nga disa trafikantë fëmijësh, por arriti të ribashkohej me familjen e tij pas 33 vite më vonë pasi vizatoi një skicë të fshatit të lindjes.

Li Jingwei, më 24 dhjetor postoi në internet skicën e fshatit të tij duke vendosur detaje nga kujtimet që kishte nga ky fshat dhe kërkoi ndihmë .

Policia ishte në gjendje ta “përputhte” hartën me një fshat të vogël ku një grua kishte raportuar djalin e saj të zhdukur.

Pas një testi të ADN-së, rezultoi se ai ishte me të vërtetë djali i saj dhe të dy u ribashkuan pas 33 vitesh të shtunën e kaluar.

Jingwei u rrëmbye në vitin 1989 dhe më pas iu shit një familjeje që jetonte 1800 kilometra larg.

Ai mendoi se nuk mund t’i gjente prindërit e tij biologjikë por pas kaq shumë vitesh, kur iu drejtua internetit, thirrjet për ndihmë rezultuan të suksesshme.

Pas