Aktualitet

Vito, bossi shqiptar i 1.6 ton kanabis, sipas medias greke


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:37 - 29/11/17 |
b.f

Një tjetër biznesmen është arrestuar në Greqi, pas akuzave për trafik droge. Bëhet fjalë për një 44-vjeçar i cili sipas policisë është pronar i një kampi me skafe dhe është i specializuar për këto mjete. Ai ishte personi i duhur për mirëmbajtjen e këtyre skafeve të cilat përdoreshin më pas nga trafikantët.

Ditën e dielë është arrestuar biznesmeni Spiros Kardamis i cili rezulton pronar i një restoranti të njohur në Mykonos. Edhe Kardamis rezulton pronar i 6 skafeve të fuqishëm, të cilat janë përdorur për trafik kanabisi nga brigjet e Shqipërisë drejt Italisë dhe Turqisë.

Sipas portalit të madh grek, “To Vima.gr”, që disponon materiale nga dosja e akuzës, skafet janë gjetur në Porto Rafti, Aspropirgo dhe Kalivia pranë Athinës, në Paleokastrica të Korfuzit, në Amaliada dhe në Igumenica.Nga materialet hetimore ka rezultuar gjithashtu se trafikantët paguanin 50.000 deri 60.000 euro, për të mirëmbajtur motorrat e skafeve, me qëllim që ato të ishin në çdo moment gati për transportin e drogës. Gjithashtu, gjatë transportimit të skafeve nga parkingjet në deti, ato shoqëroheshin nga eskorta të posaçme, që përdornin automjete me targa të huaja.

“To Vima”,  thotë se 11 personat e arrestuar kishin role të posaçme në ruajtjen, mirëmbajtjen dhe lëvizjen e skafeve. Pjesë e grupit drejtues të këtij rrjeti dyshohet të jetë një 31-vjeçar nga Shqipëria me nënshtetësi italiane, i cili njihet me pseudonimin “Vito”.

Pritet që më shumë dritë rreth veprimtarisë së rrjetit që u godit fundjavën e kaluar, të dalin në dritë që nga e mërkura. Duke filluar që sot e deri të premten, para hetuesit do të paraqiten me radhë gjithë të arrestuarit, të cilët kishin kërkuar një afat 48 orësh me qëllim që avokatët e tyre të përgatiteshin.

Pas