Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Viti i Ri nëpër botë, cilat janë traditat dhe ritualet fatsjellëse

2018/12/31 at 10:24 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kartolina e fundvitit dhe disa sygjerime

Traditat e lashta dhe moderne për të festuar Vitin e Ri në botë janë të shumta. Nëse më datë 31 dhjetor ndodheni në një vend të huaj, përshtatuni me zakonet lokale dhe ritualet fatsjellëse.


Numra magjikë dhe ngjyra fatsjellëse-Sipas besëtytnive në shumë vende të botës, numri 12 është fatsjellës. Në Spanjë dhe në shumë vende të Amerikës Qendrore si në Venezuelë dhe në Kosta Rika, vendosen 12 kokrra rrushi në tavolinë, një për çdo muaj të vitit: është traditë të hash nga një kokërr çdo sekondë që paraprin mesnatën.

Në Caracas, kambanat e katedrales bien 12 herë në mesnatën e Vitit të Ri.

Në Filipine sjell mbarësi të vësh në tavolinë 12 fruta të rrumbullakëta që përfaqësojnë monedhat, si simbol i prosperitetit.

Në Japoni, në mesnatë, tempujt budistë u bien kambanave 108 herë, për të larguar 108 elementet e bono, gjendje mendore që i bëjnë njerëzit të sillen keq.

Në Itali e në shumë vende europiane veshin të brendshme ngjyrë të kuqe në natën e Shën Silvestres, si ritual fatsjellës.

Por nuk është kudo kështu: në shumë vende të Amerikës Qendrore, ngjyra fatsjellëse është e verdha. Nëse do të festoni në Meksikë, apo në Santiago, kryeqytetin e Kilit, do të shihni shumë dekorime dhe tullumbace të verdhë.

Në Brazil, ngjyra fatsjellëse është ajo që i përfshin të gjitha. Në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro, më shumë se dy milionë njerëz mbërrijnë çdo vit të veshur në të bardha. Nëse ndodheni atje për të pritur Vitin e Ri, mund të hidheni shtatë herë mes valëve duke shprehur shtatë dëshira, të hani shtatë kokrra rrushi apo shtatë kokrra shege, si një dëshirë për mbarësi, siç e dikton tradita.

Ritualet fatsjellëse për të lënë vitin e vjetër pas krahëve

Ka mjaft rituale interesante me të cilët popujt e së gjithë botës lënë metaforikisht pas krahëve vitin e vjetër. Në shumë vende të Italisë, për shembull, është traditë të hedhësh nga dritarja objekte të cilat doni t’i hiqni qafe, edhe pse kjo është e ndaluar me ligj, pasi mund të vriten kalimtarë.

Në Irlandë, për të pasur mbarësi, trokasin në muret e shtëpive me bukë, ndërsa në Danimarkë hedhin pjata dhe gota të vjetra në derën e tyre ose atë të të afërmve dhe miqve për të larguar shpirtrat e këqij. Gjithnjë në Danimarkë, sapo mbërrin mesnata, është traditë të hidhesh nga karrigia.

Sipas besëtytnisë, kjo përfaqëson në mënyrë metaforike largimin e vitit të vjetër për të hyrë te viti i ri. Ritualet janë nga më të ndryshmet në botë.

Në Algjeri, për shembull, fëmijët u shkruajnë prindërve letra me qëllime të mira dhe dëshira për Vitin e Ri. Në Rusi, Ded Moroz (versioni sllav i Babagjyshit), sjell dhurata së bashku me të bijën. Në Bangladesh, dita më romantike e vitit nuk është 14 shkurti, por 31 dhjetori; shumë çifte martohen për vit të ri, me festime që fillojnë vitin e vjetër dhe përfundojnë në vitin e ri.

Në Greqi, për të pasur mbarësi, varin një qepë në derën e jashtme.

Në Republikën Çeke, duhet të prisni një mollë në mes; nëse shfaqet një kryq, viti i ri do të ketë disa peripeci, nëse shfaqet një yll, viti do të jetë i mbarë.

Në shumë kultura në vende të ndryshme të botës, nga Greqia në Meksikë e deri në Filipine, kush gjen monedhën e fshehur tek kulaçi, do të ketë shumë fat.

Sfidat e Vitit të Ri, një zhytje aty ku uji është brrrr-Një zhytje në mesin e ujërave të ftohta, është një ndër traditat e Vitit të Ri më të përhapura në gjithë botën.

Në Holandë është një traditë që ka lindur në vitin 1965 në Scheveningen dhe është përhapur në 200 qyteza të tjera në Holandë, ku mijëra persona, më 1 janar, bëjnë një zhytje në Oqean. Pas zhytjes në ujin e ftohtë, ata i pret në plazh një çokollatë e ngrohtë apo një supë me bizele. Në Barcelonë, Primer Bany de l’Any (zhytja e parë e vitit) është një ritual i kohëve të fundit. I përuruar në vitin 1996, që prej atëherë zhvillohet çdo vit në plazhin e qytetit Sant Sebastiá. Në këtë periudhë të vitit, temperatura mesatare është 18 gradë Celsius, kurse ajo e ujit rreth 12-14 gradë. Sigurisht, klima nuk i frikëson ata që marrin pjesë në këtë sfidë.

Në Ystad, në Suedi, njerëzit zhyten duke mbajtur në kokë kapele kaubojsh; në Szigliet, në Hungari, notojnë në ujërat e liqenit Balaton; në Irlandën e Veriut, në ‘Scarborough beach’ në Yorkshire, Carnlough; në Francë, në plazhin e famshëm të Dunkirk.

Etiketa: ritualetraditaviti i ri


Ju sugjerojmë

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

2 Dhjetor, 2025 6:25 pm
Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës
Aktualitet

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

2 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion
Aktualitet

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion

2 Dhjetor, 2025 1:51 pm
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh

2 Dhjetor, 2025 12:20 pm
Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO
Aktualitet

Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO

2 Dhjetor, 2025 9:43 am
Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë
Aktualitet

Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë

1 Dhjetor, 2025 12:18 pm
Ndërroi jetë pas arrestit kardiak, i jepet sot lamtumira e fundit Shpat Kasapit
Aktualitet

Ndërroi jetë pas arrestit kardiak, i jepet sot lamtumira e fundit Shpat Kasapit

30 Nëntor, 2025 2:15 pm
Dita e Çlirimit, krerët e shtetit homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit
Aktualitet

Dita e Çlirimit, krerët e shtetit homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit

29 Nëntor, 2025 1:17 pm
Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
Aktualitet

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

28 Nëntor, 2025 8:36 pm
Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë
Aktualitet

Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë

28 Nëntor, 2025 3:02 pm
Para
Ijen e Besit e njohim të gjithë, por më fund aktori na prezanton edhe mamanë

Video/ Bes Kallaku nuk pushon dot së teshtiri në mes të emisionit

Whatsapp do të fshijë të gjitha bisedat, fotot dhe videot në 12 nëntor, ja si t’i ruani

“Whatsapp” vjen me një risi në 2019 dhe përdoruesit e urrejnë që tani

Fituese për herë të dytë, njihuni me vajzën më të bukur në botë

Fituese për herë të dytë, njihuni me vajzën më të bukur në botë
















TE FUNDIT

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
2 Dhjetor, 2025

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të mbrohet, teksa administrata e Donald Trump-it...

Lexo më shumë

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
2 Dhjetor, 2025

Sali Berisha ka mbajtur sot atë që e quajti foltorja e parë e turit, ku u takua dhe pati një...

Lexo më shumë

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
2 Dhjetor, 2025

Firmat e armatimeve nuk kanë fituar kurrë kaq shumë sa në vitin 2024. Kështë thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar të...

Lexo më shumë

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
2 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të ish-zv/presidentes së Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Përmes një deklarate...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com