Ambasada e SHBA-së ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e ardhjes së Vitit të Ri 2021.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasada shpreson që vitin e ardhshëm të forcohet miqësia mes dy vendeve.
Ndërkaq do të festohet edhe 30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve mes dy shteteve.
“Ndërsa 2020 po shkon drejt mbylljes, rikujtojmë arritjet që SHBA dhe Shqipëria kryen së bashku këtë vit të shkuar. Në 2021, ne shpresojmë të forcojmë më tej miqësinë midis nesh dhe të festojmë 30 vjet prej përtëritjes së marrëdhënieve diplomatike. Gëzuar Vitin e Ri!“/Opinion.al