Këtë të hënë nis viti i ri akademik 2021-2022. Studentët do t’u drejtohen auditorëve pas dy vitesh mësim online.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një urim për studentët dhe pedagogët.
Kreu i qeverisë është shprehur se përkushtimi do jetë maksimal në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, si dhe në pajisjen e studentëve tanë me aftësi konkurruese si të bashkëmoshatarëve të tyre në BE.
“Mirëmëngjesi dhe me urimin për çdo student e pedagog për një vit sa më të suksesshëm akademik, si dhe përsëritjen e angazhimit tonë të vazhdueshëm në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, me ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe pajisjen e studentëve tanë me aftësi konkurruese si të bashkëmoshatarëve të tyre në BE, ju uroj një javë të mbarë.”, shkruan Rama në Facebook.