Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Viti 2005/ Xhorxh Soros përballë Blendi Fevziut në studion e OPINION. Shqipëria, politika dhe pasuria

2017/02/24 at 1:54 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Viti 2005/ Xhorxh Soros përballë Blendi Fevziut në studion e OPINION. Shqipëria, politika dhe pasuria

Xhorxh Sorosi ka dhenë një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në vitin 2015. Intervista ngjalli shumë kureshtje në kohën kur u transmetua për shkak të profilit të Sorosit por edhe angazhimeve të fondacionit në Shqipëri. Sot në një kohë kur emri i tij po lakohet shumë dhe ka hapur mjaft debate po sjellim një pjesë të redaktuar të kësaj interviste.


Ai flet aty për vështirësitë që ka hasur gjatë jetës, njohjet që kishte për Shqiperinë dhe marrëdhënien me politikën apo disa prej emrave të njohur të politikës në Shqipëri. Më poshtë po sjellim intervistën e redaktuar për opinion.al

 

Intervistë me Xhorxh Soros,

Tiranë, Nëntor 2005

 Fevziu – Mirë se erdhët në Tiranë dhe mirë se erdhët në emisionin tim, z. SOROS! Mendoj se ka qenë një vizitë shumë e vështirë, paksa intensive.

Soros –            Nga cila pikepamje?

Fevziu -Përsa i përket programit. Programi i vizitës suaj ka qene shume i ngjeshur.

Soros: Jam mësuar me këtë.

Fevziu – Dhe kjo është vizita juaj e dytë në Shqipëri?

Soros – Jo, jo. Kam qënë disa here ketu, vecanërisht në vitet e para kam ardhur shumë shpesh. Por tani Shqipëria ka filluar të zhvillohet dhe nuk mendoj se ka aq shumë nevojë për vëmendjen time.

Fevziu -Varet. Kur e keni vizituar për herë të parë Shipërinë?

Soros –Më duket se në vitin ’91 a ’92.

Fevziu -Dhe cfarë përshtypje krijuat për vendin tim?

Soros – Në atë kohë ishte një nga vendet më të prapambetura, më të izoluara. Mbaj mend se ngjitur me aeroportin kishte ngado bunkere. Ishte vërtet nje vend i prapambetur, i shtypur. Një vend që kishte vuajtur për një kohë të gjatë. Në fakt, fondacioni bëri diçka që s’e bëri në asnjë vend tjeter. Ai u angazhua në rindërtimin e shkollave. Më duket se kemi rindërtuar 275 shkolla. Këtë gjë nuk e bëmë në asnjë vënd tjetër. Kjo gjë ishte e nevojshme, sepse njerëzit i kishin shkatërruar shkollat. Për shkak të regjimit të vjetër… Mendoj se njerëzve u dukej sikur shkollat largonin fëmijët nga prindërit. Kështu prindërit ishin te inatosur dhe shkatërruan shkollat. Ne i rindërtuam ato me pjesëmarrjen e komuniteteve. Më pas, siç mund ta mbani mend, pasuan nje seri trazirash kur shumë prej ndërtesave publike u plaçkitën, por nuk u prek me dorë asnjë nga shkollat ama. Unë u preka nga kjo gjë. Kjo tregonte se fondacioni bëri diçka që vlerësohej nga komuniteti. Kompjuterët tanë në magazinë u vodhën, por ata në shkolla nuk u prekën.

Fevziu -A keni vënë re ndryshime apo zhvillime në këtë vend nga vizita juaj e fundit deri tek kjo e tanishmja?

Soros –Tirana ka ndryshuar shumë. Kur vija këtu, zor se te shihte syri ndonjë ndërtese. Kishte kasolle, baraka. Tirana është përmirësuar vërtet.

Fevziu – Si u bete nje nga njerezit me te pasur te shteteve te bashkuara?

Soros – Duke qene se une isha drejtori i nje fondi mbrojtes, merrja 20% te perfitimive. Une i mbajta perfitimet ne fond dhe keshtu aksioni im ne fond ishte ne rritje. Dhe vete fondi kishte te ardhura shume te mira, me shume se 30% mesatarisht çdo vit dhe keshtu te ardhurat rriten shume shpejt. Nese dikush investonte 100 mije dollare ne fillim, pas 30 vjeteve kisha 400 milione dollare. Dhe sigurisht, aksioni im rritej akoma me shpejt. Kjo pra ishte baza e suksesit tim financiar.

Fevziu – Fillimi i fondacionit tuaj ka qenë në 1979?

Soros – Po, fondi per shoqerine e hapur ne 1979. Me pas kam eksperimentuar. Ne 1984 kam themeluar nje fondacion ne Hungari.

Fevziu – Ky ishte i pari ne Evropen lindore?

 Soros – Po, ishte i pari. U realizua ne bisedime te hollesishme me regjimin komunist.

Fevziu – Ishte e veshtire?

 Soros – Ishte shume e veshtire dhe per pak desh kam hequr dore. Ata nuk donin t’i jepnin liri veprimi fondacionit. Me pas biseduam më me kujdes qe gjerat te ishin ne ekuliber. Ata kishin nje perfaqesues dhe çdo gje duhet te merrte firmen e perfaqesuesit te tyre dhe te perfaqesuesit tone. Pra, ne nuk mund te benim asgje pa aprovimin e tyre dhe na ana tjeter asgje nuk behej pa aprovimin tim. Kjo gje funksionoi shume mire dhe fondacioni ishte shume i suksesshem.

Fevziu – Absolutisht dhe a mendoni ju se rruga jone drejt demokracise do te jete po ashtu e veshtire?

Soros – Jam shume i kenaqur tek shikoj qe Shqiperia po ecen perpara. Kam nje pershtypje favorizuese per zhvillimin e vendit.

Fevziu – Ku e keni pare ju kete progres?

Soros – Shikoj te rinjte dhe jam shume krenar per programin e bursave qe ka paraqitur fondacioni. Keni te rinj qe shkojne me studime jashte shtetit, kthehen dhe punojne edhe ne pushtetin qendror edhe ne ate lokal te lidhur me te dyja partite kryesore. Dhe une mendoj se ata do te kene nje ndikim pozitiv.

 

Fevziu – Z.Soros, siç e thate edhe vete, ju keni pasur disa probleme me fondacionin “Soros” ne Kine. Por une mendoj se 10 vjet me pare ju keni pasur probleme edhe ne Shqiperi.

Soros – Jo tamam ne krahasim me problemet qe patem ne Kine. Jo tamam.

Fevziu – Si shkoi takimi juaj me Kryeministrin Berisha?

 Soros – Ishte si nje takim familjar, i ngohte… dhe pa probleme. Ne kemi pasur probleme ne te shkuaren, por nuk i permendem.

Fevziu – Dhe tani ju mendoni se kjo histori ka marre fund?

 Soros – Mendoj se une nuk do te perfshihem personalisht ne ceshtjet e brendshme te Shqiperise. Mendoj se tashme Shqiperia eshte mjaft e pjekur dhe çdo lloj nderhyrje nga ana ime do te jete krejtesisht e pavend.

Fevziu – A keni ndonje plan konkret per te ndihmuar Shqiperine?

 Soros – Fondacioni do te vazhdoje ne nje menyre tjeter, sepse une mendoj se ju nuk keni me nevoje per shkolla. Por programi i bursave mendoj se eshte i rendesishem. Mendoj se do te jete i rendesishem per njerezit qe jane kthyer per te formuar klube dhe shoqeri. Pra fondacioni do te jape mbeshtetjen e tij, por jo ne ate shkalle sa ne te kaluaren. Nuk eshte e duhur. Jam shume i lumtur qe po vizitoj Shqiperine, por perfshirja ime personale nuk eshte aq intensive sa ne te shkuaren.

Fevziu – Por ju keni nisur nje fushate per integrimin e komunitetit Rom ne shoqeri. Cila eshte filozofia juaj? Mendoj se kjo duhet te jete e veshtire.

Soros – Problemin e romëve une e konsideroj si nje nga problemet me serioz qe ka te beje me “Debimin nga Shoqeria”. Eshte nje klase shoqerore me mundesi jo te barabarta me pjesen tjeter te popullsise. Pjesa tjeter e popullsise mban nje qendrim armiqesor dhe shume negativ ndaj romeve. Duke marre parasysh kushtet fizike ne te cilat jetojne romet… Ky pra eshte realiteti. Eshte nje rreth vicioz qe ka nevoje te keputet. Dhe une mendoj se eshte rasti me i keq i perjashtimit social ne kete vend. Prandaj eshte e rendesishme te perballemi me kete. Sot ne France kemi nje rast te ngjashem me perjashtimin e imigranteve muslimane. Pas dekadave shperfillese vijne shqetesimet sociale. Nuk mendoj se ka per te ndodhur ndonje gje e tille me romet ketu, por ju duhet te merrni masa per kete gje. Eshte gjithshtu diçka qe mund te zgjidhet me ndihmen e fondacionit. Ne kemi 15 vjet qe punojme me kete gje dhe kemi ndihmuar te sjellim, te krijojme nje elite, nje intelegjence te te rinjve rome qe mund te diskutojne ceshtjen e tyre. Kjo thyen steriotipin. Fatkeqesisht ne nuk e kemi bere kete gje ne Shqiperi. Fondacioni ne Shqiperi nuk eshte perqendruar kaq shume ne ceshtjen e romeve. Por ne vendet e tjera, ne Rumani, ne Maqedoni e ne vende te tjera, e kemi bere kete gje. Tashme keta njerez mund ta shqyrtojne vete ceshtjen e tyre. Mendoj se kjo dekade e perfshirjes se romeve do te ndryshoje vertet gjendjent  e romeve.

Fevziu – Dhe nje pyetje te fundit. Kerkoj nje pergjigje te sinqerte A eshte e veshtire te jesh i pasur?

Soros – Eshte me e lehte sesa te jesh i varfer.

Fevziu – Faleminderit per intervisten dhe shpresoj se do t’ju kem perseri ne emision kur te vini perseri ne Shqiperi. Faleminderit.

 

Soros – Faleminderit.



Ju sugjerojmë

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig
Bota

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig

13 Korrik, 2025 8:51 am
Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?
Rajoni

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?

13 Korrik, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:38 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:27 am
Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Para
Ambasadori Borchardt takon Tahirin dhe tërheq fjalët për kanabisin

Ambasadori Borchardt takon Tahirin dhe tërheq fjalët për kanabisin

E paprecedent/ Gjykata kundër prokurorisë: S’ka gjykim të shkurtuar për bandën e Xibrakës

E paprecedent/ Gjykata kundër prokurorisë: S'ka gjykim të shkurtuar për bandën e Xibrakës

Video/ Skandali me fondet ilegale të fushatës së Clinton në ‘96-ën, del dëshmia e biznesmenit kinez

Video/ Skandali me fondet ilegale të fushatës së Clinton në ‘96-ën, del dëshmia e biznesmenit kinez
















TE FUNDIT

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig
13 Korrik, 2025

Në mbledhjen e Komisionit të Trashëgimisë së Kulturës Botërore të UNESCO-s në Paris u pranuan në listën e objekteve të...

Lexo më shumë

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?
13 Korrik, 2025

Ditën e sotme do të mbahet përpjekja e 46-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca në Kuvend, do të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 13 korrik 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
13 Korrik, 2025

Ditën e diel, 13 korrik, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
13 Korrik, 2025

Dashi Sot, përqendrohuni te pushimi dhe rigjenerimi. Është një kohë e mirë për t’u përqendruar te familja dhe relaksimi. Një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com