InstaBIZ

Visjan Ukcenaj tregon pse s’pranoi të marrë pjesë tek filmi i Bes Kallakut


               Publikuar në : 11:01 - 16/01/20 |
el ida

Visjan Ukcenaj tregoi se ka marrë një ftesë nga Bes Kallaku për të bërë rolin e laçjanit në filmin e tij “Falco”. Aktori pranoi se edhe pse nuk ishte ndonjë personazh i madh nuk u arrit dot, teksa shtoi se këto personazhe i luan në spektaklet e humorit dhe nuk dëshiron të bëj gjëra të përsëritura.

Ukcenaj tha se dëshiron që të bëj atë për të cilën është shkolluar, një film artistik, të mirëfilltë, dramë apo komedi.

“Jo. Besi ma ka komunikuar që para se të niste filmi, për të bërë laçjanin në një skenë. Nuk ishte personazh shumë i madh, por nuk u arrit dot. Me thënë të drejtën unë nuk aspiroj këtë lloj kinematografie. Duke qenë se unë këto personazhe i luaj në spektaklet e humorit, nuk dua të bëj gjëra të përsëritura. Dua të bëj atë për të cilën jam shkolluar, një film artistik, të mirëfilltë, dramë apo komedi, nuk është problem. Kjo është aspirata ime përsa i përket teatrit apo filmit. Nuk bëj më komedi në teatër, nuk bëj më komedi në film”, u shpreh Visjani për Glamour Zone./Opinion.al

Pas