Bota

Virusi i tmerrshëm u ka marrë jetën 6 fëmijëve, shumë të tjerë në rrezik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:43 - 24/10/18 |
b.f

Një virus, i përhapur në një qendër kujdesi mjekësor në New Jersey, u ka marrë jetën 6 fëmijëve dhe ka infektuar shumë të tjerë.

Zyrtarët konfirmuan një total prej 18 rastesh “adenovirusi” mes pacientëve të Pediatrisë në Qendrën “Wanaque” për kujdesin dhe rehabilitimin.

“Adenoviruset” shkaktojnë zakonisht sëmundje të lehta, por fëmijët e prekur janë të brishtë, sipas zyrtarëve të shëndetësisë. Sidoqoftë një hetim ka nisur, ndërsa qendra nuk pranon më pacientë të rinj.

“Kombinimi i një lloji agresiv të ‘adenovirusit’ me situatën e brishtë të pacientëve ka çuar në një shpërthim të ashpër të virusit”, thanë zyrtarët.

Qendra është private dhe deri më tani nuk ka dhënë komente. Sipas Departamentit të Shëndetësisë, zyrtarët kanë nisur hetimin dhe një ekip inspektorësh kanë zbuluar mangësi të vogla me larjen e duarve, në qendrën që siguron edhe shërbime kujdesi dhe rehabilitimi afatshkurtër dhe afatgjatë.

Mbetet e paqartë kur ka nisur shpërthimi i virusit. Sipas medieve lokale, fëmijët në Repartin e Pediatrisë janë të sëmurë rëndë, me shumicën që nuk munden të lëvizin, në gjendje kome, apo që nuk mund të flasin.

“Adenoviruset” janë një lloj virusi që zakonisht përhapet si pasojë e kontaktit të afërt, si për shembull prekja e një sipërfaqjeje të infektuar apo shtrëngimi i duarve, nga kolla dhe teshtima po ashtu.

Lloje të ndryshme “adenovirusesh” mund të shkaktojnë një seri sëmundjesh, përfshirë të ftohtin e zakonshëm, bronshitin, pneumoninë dhe diarrenë. Komplikacionet e rënda janë të pazakonta, por te personat me sisteme të dobëta imunitare, apo me probleme të frymëmarrjes apo kardiake, mund të shkaktojnë situata më të rënda.

Pas