Bota

Virus i ri/ Infektohen 35 persona me “Langya” në Kinën Lindore



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:56 - 10/08/22 |
Opi Nion

Një virus i ri është konstatuar në Kinën Lindore dhe ka infektuar 35 qytetarë.

Virusi “Romani Henipavirus Langya (LayV)” i cili dyshohet se vinë nga kafshët, u gjet te pacientët në provincat Shandong dhe Henan. Qytetarët e infektuar kishin simptoma si ethe, lodhje dhe kollë.

Ky virus, mendohet se është përcjellë nga kafshët tek njerëzit. Nuk ka asnjë provë deri më tani që LayV mund të transmetohet mes njerëzve.

Studiuesi Wang Linfa nga Shkolla Mjekësore Duke-NUS në Singapor, tha për Global Times shtetërore të Kinës se rastet e LayV të gjetura deri më tani nuk kanë qenë fatale ose shumë serioze, kështu që “nuk ka nevojë për panik”.

Megjithatë studiuesi Wang tha se ka ende nevojë për të qenë vigjilent pasi shumë viruse që ekzistojnë në natyrë kanë rezultate të paparashikueshme kur infektojnë njerëzit.

Qendra e Tajvanit për Kontrollin e Sëmundjeve tha të dielën se po i kushtonte “vëmendje të madhe” zhvillimit të LayV.

Pas