-Shëndeti

Virologu gjerman zbulon dy simptoma të reja të koronavirusit:Nuk u vunë re


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:52 - 20/03/20 |
el ida

Virologu gjerman, Hendrik Streeck ka treguar se pacientët me koronavirus, mund të ketë simptoma të tjera, të cilat mjekët nuk i vunë re fillimisht. Ato përfshijnë, nuhatjen dhe shijen.

Teksa fliste për median Frankfurter Allgemeine, Streeck pohoi se nga të gjithë të infektuarit që intervistuan, më shumë se dy të tretat e tyre raportuan për humbje të nuhatjes së aromave dhe shijes së ushqimeve, simptoma që zgjasin disa ditë. Nuhatja sipas tij preket aq shumë sa një nënë me virus nuk arrin dot të nuhasë as bebelinën e bebit.

Simptomat që dimë deri më tani që shkaktohen nga koronaviurisi janë, temperaturë, ethe, kollë e thatë dhe në rastet më të rënda probleme me frymëmarrjen./Opinion.al

Pas