Koronavirusi që po qarkullon tashmë në botë nuk është ai i qytetit kinez Wuhan, por një mutacion i ardhur nga Italia e veriut. Kështu ka deklaruar të enjten gjatë një interviste për ZDF, një nga virologët kryesorë të Gjermanisë Alexander Kekule.
Ky variant i virusit është një mutacion gjentik i tij i quajtur tipi “G” dhe sipas virologut është më infektues se sa varianti që u zbulua në Kinë.
Më shumë se 99% e rasteve të Covid janë të lidhura gjenetikisht me variantin italiane madje edhe rastet aktuale në Kinë janë riimportuar nga Europa dhe pjesa tjetër e botës, thotë agjencia gjermane e lajmeve “Weser Courier”, duke cituar profesorin virolog. Ai vuri në dukje se fillesat e një pandemie u shënuan në Italinë e veriut./Opinion.al