Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Virgjereshat e betuara të Shqipërisë: Të bëhesh burrë për të jetuar

2018/04/23 at 6:43 PM
në Kryesore, Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Virgjereshat e betuara të Shqipërisë: Të bëhesh burrë për të jetuar

Për t’i shpëtuar lidhjeve të një shoqërie patriarkale, ato u bënë burra. E pranishme në një pjesë të madhe të Ballkanit, tradita e “virgjëreshave të betuara” është ende gjallë në Shqipëri.


Herën e parë që shkova në Bajram Curr, isha e pafat.  Kisha adresën e Shkurtanit dhe Hajdarit, dy burrneshave që i kishte hasur antropologia britanike Antonia Young, por e para ishte në Tiranë dhe e dyta nuk pranoi të më takojë.

Bajram Curri është tre blloqe betoni të vendosura në një shesh në Malësinë e Madhe të Shqipërisë; një qendër e vogël administrative e themeluar nga regjimi stalinist i Enver Hoxhës në tentativë për ta shtrirë pushtetin në çdo cep. Që nga rënia e socializmit, fshati ka rënë në gjumë. Gjatë trazirave të ’97, hoteli i vetëm i tij shërbeu si morg.

Në kohën kur Antonia Young publikoi studimin e saj mbi këto burrnesha, ne filluam të flasim për këtë traditë “të egër” të përjetësuar në Shqipëri: gratë merrnin rolin e burrave dhe betoheshin për virgjëri të përjetshme. “Pastërtia” që lidhej me seksualitetin femëror ishte e paarritshme, edhe për një burrë me armë në dorë.

Të famshme

Ne jetonim në mes të viteve 2000, dhe burrneshat shqiptare kishin fituar një lloj fame. Disa emisione televizive dhe fotografë nga perëndimi kishin ardhur në kërkim të këtij ekzotizmi brenda Shqipërisë, për të gjetur premtimet dhe rregullat strikte të gjakmarrjes të kodifikuara në Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Por virgjëreshat e betuara nuk donin të trajtoheshin si kafshë cirku. Hajdari më mbylli derën dhe me delegoi te nipi që t’më mbante shoqëri. Ky djalosh pesëmbëdhjetë vjeçar betohej për kokë të “xhaxhait”, “shokut të tij më të mirë” me të cilin mësoi të luftojë, duke parë filma lufte në televizor. Nëse nderi është në zemër të vlerave të shoqërisë tradicionale shqiptare, këto virgjëresha meritojnë respekt të dyfishtë. Ato zgjodhën të bëheshin burra dhe kurrë nuk e kanë thyer premtimin e dhënë. Burrneshat gëzojnë të gjitha privilegjet e burrave: pijnë raki e duhan dhe u shërbehet të parave në tavolinë.

“Virgjëria nuk është problem. Për pak minuta kënaqësi, duhet të jetojmë si gra, që do të thotë, si shërbëtore,” – Sokol.

Rreth dhjetë kilometra nga Bajram Curri, pesë ose gjashtë virgjëresha jetonin në fshatra të vogla mbi pllaja. Hakiu gjithashtu ma mbylli derën në fytyrë, duke më bërë të dyshoj për cilësinë time si gazetare, por më la të shijoj manat dhe të admiroj kopështin e saj, një kopësht vërtetë shërues , e mbjellë me perime dhe e mbrojtur mirë nga erërat e malit. Këto virgjëresha janë dëshmitaret e fundit të kohës së shkuar. Aty në pllajë, Emini po kulloste një tufë delesh. Gjithë jetën e saj ka punuar si bari në kooperativën bujqësore, por pensioni që mori në moshën 55 vjeçare ishte prej bareshe, që do të thotë, më i ulët. Emini jeton me prindërit dhe na tregon duart e tij të ashpra prej punëtori: “Unë nuk jam në gjendje të jetoj vetëm. Nuk di të gatuaj, as të qep.”

E moshuara androgjinore

Më në fund ma hapi derën Sokoli. Ajo ishte më shumë se tetëdhjetë vjeçe, trupin e kishte të mbuluar me gjerdanë dhe në kokë mbante një qeleshe. “Kur isha 14 a 15 vjeçe, refuzova të martohesha me burrin që më kishin gjetur prindërit. Prandaj u desh të bëhesha burrneshë.” Sokoli është trupvogël, një e moshuar androgjinore. Gjatë komunizmit ajo kundërshtoi rregullat e kolektivit dhe shkoi të jetojë e vetme në mal. Sokoli është e vetmja burrneshë që pranoi të flasë për temën që të gjitha e evitojnë. “Virgjëria nuk është problem. Për pak minuta kënaqësi, duhet të jetojmë si gra, që do të thotë, si shërbëtore.”

Me kalimin e kohës mësova mos të këmbëngul më pas derës, por puna më lidhi me të tjera gra më të reja të cilat kishin marrë punë dhe role burrash në Shqipërinë e tranzicionit të “përhershëm”. Njëra po ngiste një makinë në rrugën dytësore që të çon për Kosovë, e tjera punonte në logjistikën e portit të Durrësit…

Tradicionalisht, “konvertimi” i një vajze në burrneshë vinte si rrjedhojë e mungesës së meshkujve në familje, por ishte gjithashtu edhe një zgjedhje “e lirë”, si në rastin e Sokolit. Burrneshat njësoj si privilegjet, gëzojnë edhe detyrimet e burrave. Nëse familja është e përfshirë në gjakmarrje, ajo mund të vrasë dhe të vritet si burrë.

Shërbimi ushtarak

Megjithëse e padëshiruar, regjimi komunist nk arriti ta shuajë traditën e Virgjinave të Bitume. Njëra madje përmend rastet e burrneshave që kishin kryer edhe shërbimin ushtarak.  Në termat e pak më shumë se çerek shekulli  “tranzicion” postkomunist, praktika e gjakmarrjes është më e përgjakshme se kurrë në Shqipëri apo në Kosovën fqinje. Djemtë emigrojnë jashtë vendit duke ia lënë barrën e familjes ndonjë motre:  këto kryefamiljare më pas bëhen virgjëresha të betuara. Partiarkale, patrilinerare, ekzogami strikte, shoqëria tradicionale e e zonave të larta në Ballkan ka treguar se është mjaft elastike dhe i përshtatet lehtësisht rregullave të modernitetit.

Në qershor të vitit 2016, Stana Cerovic, 80 vjeçe, la shtëpinë në fshatin mes maleve për të hyrë në një azil pleqsh. Ajo ishte më e reja nga pesë motra dhe dy vëllezër që vdiqën të rinj, dhe I ihte betuar babait që nuk do të martohej kurrë e do të kujdesej për familjen. Shoqëria tradicionale malazeze funsioo njësoj si ajo shqiptare. Disa antropologë flasin edhe për një “zonë fisnore të madhe europiane”, që përfshin Alpet Dinarike, Hercegovinën dhe rrethinat e Dalmacisë. Mendohet se Stana ishte virgjëresha e fundit e Malit të Zi, port ë tjerë sigurojnë që ka ende burrnesha në Zabljak ose Savnik./opinion.al©

*Antonia Young, Women Who Become Men. Albanian Sworn Virgins.

Marrë nga: https://www.letemps.ch/monde/vierges-jurees-dalbanie-devenir-hommes-femmes-libres



Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Para
Luana dëshmon në gjykatë tmerrin e përjetuar nga përndjekja e fansit të çmendur, më dërgonte foto perverse

Sherri/ Dënohen me burg Krenar Çoçaj dhe vëllai i Unikkatil

Juventus humbet mbrojtësin kryesor ndaj Interit

Juventus humbet mbrojtësin kryesor ndaj Interit

Skandal në ndeshjen Partizani-Skënderbeu, tifozëria nuk lejohet të hyjë në stadium

Skandal në ndeshjen Partizani-Skënderbeu, tifozëria nuk lejohet të hyjë në stadium
















TE FUNDIT

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com