InstaBIZ

Vipat kundër Princeshave të Disneyt, tregojnë mesazhet e fshehta pas tyre


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:02 - 18/10/18 |
el ida

 

Aktorja Kristen Bell ka dalë kundër ‘Borëbardhës dhe shtatë xhuxhëve’. Ajo mendon se filmi vizatimor nuk përcjell mesazhe të mira  dhe këtë do t’ia bëjë me dije fëmijëve të saj.

Ajo thotë se princi që ka puthur Borëbardhën në gjumë, nuk e ka pasur lejen dhe pëlqimin e saj. Ndaj kjo nuk duhet të ndodhë sepse për një puthje duhet të ketë pëlqim të dyanshëm.

Gjithashtu, Borëbardha ka bërë gabim kur ka marrë mollën nga një i panjohur. Ajo thekson se nuk duhet të pranojmë asnjëherë gjëra nga personat që nuk i njohim.

Edhe aktorja tjetër, Keira Knightley ka treguar se ajo ia ka ndalur fëmijëve të saj të shikojnë filmat ‘E përhitura’ dhe ‘Ariel – Sirena e Vogël’.

“E përhitura , duhet të ndalohet sepse ajo pret që një djalë i pasur të vijë e ta shpëtojë,  kjo nuk shkon. Vajzat duhet ta shpëtojnë veten, natyrisht”, ka thënë Keira.

Ndërsa për Ariel, ajo thotë se, megjithëse i pëlqen filmi dhe këngët, askush nuk duhet të heqë dorë nga zëri i tyre për një mashkull.

 

Pas