Pas publikimit të revistës së “Bordo”rreth kopjimit të sfilatës të realizuar për këtë revistë nga fotografi Endrit Mërtiri dhe stilistja Bora Kokëdhima, Mërtiri ka vijuar të publikojë foto të këtij krijimi në Instagram duke treguar se diçka e tillë është realizuar kohë më parë.
“Kanë kaluar dy vjet dhe sërish duket kaq bukur,”-thumbon Endrit Mërtiri. Ndërkohë personazhe të ndryshëm kanë komentuar në këtë foto në Instagram duke shprehur mbështetjen për fotografin duke përmendur moderatoren Albana Osmani, juristen Irena Kita dhe modelen Oriola Marashin.