Aktualitet

Viola me të dashur të pasur, kthehet në ekran pas 6 muaj pushime luksoze



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:45 - 30/04/16 |
b.f

“Diçka e bukur po vjen” ishte diçitura e fotos që ka postuar aktori Amos Zaharia në rrjetet sociale, pjesë e së cilës janë edhe dy vajzat simpatike të ekranit, Viola Spiro dhe Eva Murati.

Fjala është për një projekt të ri televiziv në “Top Channel”, që pritet të rikthejë në televizion dy vajzat, pas shkëputjeve së përkohshme të secilës. Gazetarja e sportit, Viola Spiro, po përgatitet të rishfaqet në ekran pas një pauze të konsiderueshme që nga mbyllja e spektaklit “Dance with me”, ku ishte një nga protagonistet VIP në shown e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut.

Por këto muaj shkëputje nga ekrani, nuk kanë qenë pushim total për bionden simpatike, pasi ajo është komentuar më shumë se kurrë në faqet e shtypit rozë për historinë e re të dashurisë me një djalë të panjohur në publik.

Ka qenë Viola ajo që ka dashur ta bëjë të njohur pjesërisht historinë e saj të re, duke postuar foto me partnerin, por gjithmonë duke gjetur një mënyrë për t’ia fshehur fytyrën.

Vetë Viola nuk e ka rrëfyer arsyen pse është detyruar t’ia fshehë portretin të dashurit aktual, me të cilin ka shijuar një tur të vërtetë gjashtëmujor aventurash në të gjitha vendet e Europës.

Veshje të shtrenjta, darka luksoze,dhe udhëtime të ëndërruara kanë qenë gjithë këto muaj për Violën, arsyeja pse ajo nuk është shfaqur në ekran duke shijuar në maksimum këtë histori pasioni. Deri tani kanë mundur të dalin vetëm dy– tre foto të çiftit, ku zbulohet portreti i tij, një zeshkan simpatik. Sipas burimeve tona, deri tani ai konsiderohet “princi i kaltër” për Violën, pasi thuhet se është një djalë i pasur, që i bën asaj çdo dëshirë realitet.

Ata më shumë preferojnë të udhë­tojnë jashtë vendit për të shijuar lidhjen e tyre, ndaj hera e fundit që u fotografuan brenda Shqipërisë ishte në “Trëndafili mistik” te Diella në Lezhë, një lokacion shumë i preferuar së fundi nga çiftet e dashuruar. Ish­velina e “Fiks Fare”, e cila është në ditët e saj më të mira me partnerin, mësohet se e ka nisur këtë histori që kur ishte pjesë e spektaklit “Dance with me”.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas