Aktualitet

Vila E/Projekti i Kep Merlit, fitues i çmimeve prestigjioze në arkitekturë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:40 - 13/08/20 |
el ida

Projekti Vila E, pjesë e resortit Kep Merli është një nga projektet fituese në “BIG SEE ARCHITECTURE AWARDS 2020″, organizuar nga Qendra për Ekonomi Kreative në Europën Juglindore (Zavod BIG) me qendër në Lubjanë.

Vila gjithashtu është nominuar për çmimin Grand Prix në kategorinë rezidenciale, cmim i cili do te shpallet gjatë javës së dizajnit në Lubjanë në muajin Tetor. Kjo vilë është konceptuar dhe ndërtuar nga Boiken Developments, një kompani me një eksperiencë mbi 20-vjeçare në sektorin e ndërtimit në Shqipëri, e fokusuar kryesisht në objekte rezidenciale dhe struktura turistike të shkallëve të ndryshme. Vitin e kaluar Boiken Developments ishte fitues edhe me projektin e Vilës Marine.

Vila E është e vendosur në një nga pozicionet më eskluzive të resortit Kep Merli, përballë detit të hapur, ishullit Korfuz dhe plazheve të Ksamilit. Aksesi bëhet nga lart poshtë, përmes një kopshti në formë amfiteatri të rrethuar me mure guri, që bëjnë kontrast me arkitekturën e pastër minimale të vilës. Interieri është trajtuar si një hapësirë ​​e vazhdueshme dhe fluide, ku nga çdo kënd mund të përfitosh pamje panoramike mbreslënëse. Një atrium i madh shërben si një lidhje midis dy kateve dhe trajtohet si një zonë e ndërmjetme, një kopsht i brendshëm me ullinj që i jep shtëpisë një pamje më të madhe dhe krijon ndjenjën e të qenurit brenda-jashtë.

Vila karakterizohet nga një transparencë e dyanshme që thekson lidhjen me peizazhin. Ka një tarracë të hapur përballë jugut me një pishinë gjatësore “infinite”, e rrethuar nga bimësi tipike mesdhetare.

1 2 5 6 3 4
<
>

Pas