Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Viktor Orban po zemëron BE”, DW: A mund t’i hiqet Hungarisë Presidenca e Këshillit të Bashkimit Evropian? 

2024/07/15 at 8:54 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Orban: Negociatat për anëtarësim të Ukrainës në BE nuk duhet të ecin përpara 

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, vendit që mban presidentin e radhës po zemëron BE me turet e udhëtimit nëpër botë. Por a mund t’i merret Hungarisë presidenca e BE? 


Që prej marrjes së Presidencës së Këshillit të BE-së, më 1 korrik kryeministri hungarez ka shkaktuar zemërim në BE. Fillimisht ai vizitoi presidentin rus, Vladimir Putin, më pas udhëtoi në Pekin për t’u takuar me Presidentin Xi Jinping. Dhe së fundi, Orban u largua herët nga samiti i NATO-s në Uashington për t’u takuar me ish-presidentin amerikan Donald Trump. BE nxiton të thotë, se Orban nuk flet në emër të BE. Edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz e theksoi këtë. 

Shumë qeveri të BE-së po e humbasin ngadalë durimin. Orban po e bën veten një mjet të bindur të diktatorit në Kremlin, shkroi kryeministri polak Donald Tusk me qartësi të pazakontë në platformën e mesazheve të shkurtra X. Kryeministri hungarez duket se ndihet i sigurt nga pasojat – por ai mund të gabojë. 

Paralajmërime të hershme 

Parlamenti Evropian paralajmëroi nga dhënia e presidencës Orbanit në një rezolutë më shumë se një vit më parë. Hungaria nuk është në gjendje ta përmbushë këtë detyrë “në një mënyrë të besueshme”, thuhej në rezolutë. “Kjo do të ishte sikur ta bëje një nxënës të dhunshëm drejtor shkolle”, paralajmëroi në atë kohë eurodeputeti i FDP-së, Moritz Körner. Rezoluta u miratua me 442 vota, 144 deputetë ishin kundër dhe 33 abstenuan. Vendeve anëtare të BE-së iu kërkua të gjenin një “zgjidhje të përshtatshme” sa më shpejt të ishte e mundur – por asgjë nuk ndodhi sepse rezoluta nuk ishte detyruese. 

BE nuk ka parë kurrë më parë një presidencë si kjo 

Tanimë europarlamentarët ndihen të konfirmuar në pikëpamjen e tyre. “Presidenca e Këshillit duhet t’i hiqet Viktor Orbanit. Në fakt, ai nuk duhet ta kishte marrë atë që në fillim,” deputeti i Parlamentit Evropian, Daniel Freund nga të Gjelbrit, një nga kritikët më të ashpër të Orbanit. Një presidencë si kjo, BE nuk e ka parë më parë, thotë Freund. Një vend që BE i ka ngrirë një pjesë të madhe të fondeve për shkak të “shkeljeve të shumta të shtetit ligjor dhe korrupsionit” nuk duhet të flasë për të gjithë BE-në dhe “sigurisht nuk duhet të shfaqet në këtë mënyrë në Moska dhe Pekini”, thekson ai. 

Dy modele kundër Orban 

Do të kishte dy mënyra për të korrigjuar këtë gabim: BE-ja mund të prezantojë kritere që një vend duhet të përmbushë për të marrë presidencën e Këshillit. Një pjesë e këtyre kritereve mund të jetë që një vend kundër të cilit janë në vazhdim procedurat për shkeljen e vlerës themelore dhe të cilit Komisioni i BE-së i mban fondet për shkak të shkeljeve të sundimit të ligjit, mund të mos e marrë presidencën. Kjo është një ide që qarkullon këto ditë në Bruksel. 

Një alternativë tjetër që dëgjohet edhe në grupet parlamentare: të afrohet data e fillimit të presidencës së ardhshme. Kjo do të bënte që Polonia, pasardhësja e radhës do ta merrte këtë rol që në dhjetor. “Dëmi që shkaktoi Orban në javët e para të presidencës së tij të Këshillit nuk duhet të vazhdojë pa u ndëshkuar,” kërkojnë Freund dhe deputetë të tjerë evropianë. 

Shkelje e parimit të besnikërisë 

Por pyetja thelbësore mbetet: A mund të shkarkohet Orban nga posti i tij në BE apo BE ka mënyra të tjera si t’ia tregojë vendin? Daniel Hegedüs, ekspert i Evropës Qendrore dhe Lindore në qendrën studimore, Marshall Fund në Berlin, beson se kjo është e mundur. Orbani është i detyruar të veprojë me besnikëri dhe solidaritet për BE, por ai e ka shkatërruar këtë parim si kryetar i presidencës. Po ashtu ai nuk ka kompetenca të politikës së jashtme. 

Vërtet Orban siguroi në një letër drejtuar krerëve të qeverive të BE-së se ai nuk po udhëtonte në Moskë dhe Pekin në emër të BE-së. Por, sipas Hegedüs, ai perceptohet gjithmonë si një përfaqësues zyrtar i BE-së dhe duhej të ishte i vetëdijshëm për këtë: “Jo vetëm një tërheqje e presidencës, por edhe një tërheqje e të drejtës së votës është e vonuar dhe gjithashtu e mundur”, thotë studiuesi. 

Masat e para kundër Orban 

Megjithatë, shumë diplomatë të BE-së janë skeptikë dhe qeveritë e BE-së duket se po i shmangen tërheqjes së presidencës. Në takimin e tyre të fundit, ambasadorët e BE-së e shprehën hapur zemërimin e tyre ndaj Orbanit. Por një “tërheqje” e presidencës së BE nuk ishte në rendin e ditës dhe nuk do të jetë çështje në të ardhmen”, shpjegoi më pas ministri hungarez për Evropën, Janos Boka. Megjithatë disa shtete kanë marrë masa demonstrativisht. Lituania njoftoi se nuk dërgojë “përkohësisht” ministrat e saj në takime që mbahen në Hungari në kuadrin e presidencës, por kjo vlen për takime jozyrtare. Në vend të ministrave do të dërgohen përfaqësues të lartë. Suedia gjithashtu njoftoi se nuk do të dërgonte ministra në Budapest. Estonia, Letonia dhe qeveri të tjera të BE-së duan të ndjekin këtë shembull, por nuk kanë dhënë ende detaje./DW 



Ju sugjerojmë

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
Aktualitet

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

14 Maj, 2025 5:40 pm
Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson
Politikë

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson

14 Maj, 2025 5:32 pm
Berisha: Do ndalojmë me ligj veprimtarinë e fondacionit Soros në Shqipëri
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Berisha mbledh sonte drejtuesit politikë të qarqeve

14 Maj, 2025 5:22 pm
Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin
Politikë

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin

14 Maj, 2025 5:15 pm
Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?
Bota

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?

14 Maj, 2025 5:07 pm
Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën
Rajoni

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

14 Maj, 2025 4:47 pm
“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert
Aktualitet

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert

14 Maj, 2025 4:36 pm
Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real
Aktualitet

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real

14 Maj, 2025 4:13 pm
Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028
Rajoni

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028

14 Maj, 2025 3:59 pm
“Do t’ju mbështesim në çdo hap”, Xhaçka përgëzon Kosovën: E ardhmja në BE
Aktualitet

Apeli shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë, nuk do të ketë hetim për Olta Xhaçkën

14 Maj, 2025 3:44 pm
Para
Makina dhe shtëpia plot me eksplozivë, detaje për autorin e atentatit të Trump

“Do isha i vdekur”/ Trump reflekton pas atentatit: E vlerësoj interesin e Biden, tani e tutje…

“Po iki në Athinë, nesër betohem në Strasburg”, Beleri flet nga Rinasi: Do t’i kthehem normalitetit 

“Po iki në Athinë, nesër betohem në Strasburg”, Beleri flet nga Rinasi: Do t’i kthehem normalitetit 

Temperatura të larta dhe pasdite vranësira të lehta, njihuni me parashikimin e motit për sot 

Temperatura deri në 43 gradë Celsius në Shqipëri, mësoni kur tërhiqet vala e të nxehtit afrikan gjatë javës 
















TE FUNDIT

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
14 Maj, 2025

Në një prononcim për Klan News, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se procesi i numërimit të votave në përgjithësi ka shkuar...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson
14 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit i votave preferenciale të kandidatëve në qytetin Pogradec. Nga rezultatet e publikuara, fitues është shpallur...

Lexo më shumë

Rezultati i zgjedhjeve, Berisha mbledh sonte drejtuesit politikë të qarqeve

Berisha: Do ndalojmë me ligj veprimtarinë e fondacionit Soros në Shqipëri
14 Maj, 2025

Kryedemokrati Sali Berisha ka thirrur në një takim drejtuesit politikë të PD-së për qarqet. Takimi pritet të zhvillohet në orën...

Lexo më shumë

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin
14 Maj, 2025

Teksa vota brenda vendit është numëruar, Partia Demokratike ka arritur të fitojë vetëm 13 mandate në kryeqytet. Kjo do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com