Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për përmbytjet katastrofike që kanë goditur Spanjën juglindore.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama thekson se është i tronditur nga përmbytjet në Spanjë teksa ka ngushëlluar familjet e viktimave.
“Thellësisht e trishtueshme të dëgjoja për përmbytjet e rënda që po prekin zonat e Valencias, Andaluzisë dhe Murcis në Spanjë, katastrofa më e rëndë natyrore, që ka shkaktuar të paktën 51 viktima. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave.
Shpreh solidaritetin tim për popullin dhe Qeverinë e Spanjës! Uroj që të gjitha komunitetet e prekura të rikuperohen sa më shpejt, ne jemi të gatshëm të ndihmojmë”, shkruan Rama në “X”.