Të tjera detaje bëhen të ditura nga ngjarja e ndodhur këtë mbrëmje në Don Bosco. Të shtëna me armë janë shënuar brenda një lokali në zonë, ndërsa viktimë ka mbetur banakierja e lokalit, e cila është qëlluar aksidentalisht, ndërsa janë shënuar edhe 3 të plagosur.
Ende nuk janë të ditur emrat e personave të përfshirë në këtë ngjarje dhe cila ka qenë shënjestra e këtij sulmi me armë. Dyshimet e para flasin për një atentat të mirëorganizuar, ndërkohë që shënjestra e sulmit besohet se është një prej të plagosurve që ishte klient në lokalin ku ka ndodhur ngjarja./Opinion.al