Gjatë 24 orëve të fundit, 13 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve nga COVID-19 në Shqipëri duke e çuar numrin total në 327.
Ministria sqaron se aktualisht në vendin tonë janë 231 persona të infektuar aktivë dhe numri i të shëruarve është më i lartë, tendencë kjo që tashmë vazhdon pa luhatje Prej më shumë se një jave.
Nga ana tjetër, 22 raste të reja me koronavirus u konfirmuan në 24 orët e fundit, duke e cuar numrin total të të prekurve në 584./Opinion.al