Për shkak të mosrealizimit të të ardhurave për 10 mujorin e 2015-s, janë pezulluar nga puna disa persona në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.
Si rezultat i performancës se dobët janë pezulluar nga detyra kryetarët e degëve Sarandë, Fier dhe Vlorë.
Doganat vijojnë që të krijojnë gropën më të madhe në buxhet dhe zërat kryesor me ndikim janë akciza, renta minerare dhe TVSH-ja në import.
Për 10 mujorin e parë të këtij viti në buxhetin e shtetit mungojnë 10.9 miliardë lekë në krahasim me planin.
Pak ditë më parë kryeministri në një vizitë blic në drejtorinë e përgjithshme të doganave shkarkoi nga detyra nëndrejtorët e këtij institucioni.