Rastet e reja me Covid në Itali kanë pësuar sërish rritje gjatë 24 orëve të fundit.
Autoritetet shëndetësore kanë raportuar 386 raste, 97 më shumë se ditën e djeshme kur ishin 289.
Lajmi i mirë vjen nga bilanci i viktimave, që përgjysmohet dhe sot kalon nga 6 në tre, por mbetet shqetësues fakti që shtohen pacientët në terapi intensive.
Rajoni më i goditur është tashmë Veneto, i pasuar nga Lombardia dhe Emilia Romagna në veri por edhe Sicilia.
Totali i të vdekurve shkon në 35132 persona./ Opinion.al