Procesi i rinumërimit në Durrës ka nisur që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.
Siç shihet edhe nga të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë rinumëruar 11 nga 290 kuti në total.
Nga këto rezultate, duket se Partisë Socialiste i kanë ikur tre vota, ndërsa koalicionit opozitar Aleanca për Shqipërinë Madhështore, një e vetme.
Një votë minus edhe për Nismën Shqipëria Bëhet.
Kujtojmë se në Durrës ka pretendime nga kandidati demokrat Aulon Kalja, i cili humbi mandatin e deputetit për rreth 1 mijë vota ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.