Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vijon rënia e konsumit të birrës edhe në muajin gusht

2024/08/07 at 9:02 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vijon rënia e konsumit të birrës edhe në muajin gusht

Prodhuesit e birrës artizanale, përveç kostove të larta të prodhimit, të ndikuara nga dyfishimi i akcizës, aktualisht po vuajnë edhe rënien e shitjeve.

Kryetari i Shoqatës së Mikrobirrave Shqiptare, Xhim Begeja, pohoi për “Monitor” se pas rritjes së konsumit në muajt maj-qershor, nga zhvillimi i kampionatit europian të futbollit, në muajt korrik dhe fillimi i muajit gusht në tërësi konsumi i birrës artizanale është me rënie krahasuar me vjet.

Begeja thotë se arsyeja kryesore e uljes së konsumit është shtrenjtimi i lartë i çmimeve të shitjes së birrës, jo nga prodhuesit e birrës artizanale, por nga baret dhe restorantet në zonat bregdetare dhe Tiranës drejt konsumatorit fundor.

“Ne si prodhues nuk i kemi shtrenjtuar çmimet e shitjes së birrës, pavarësisht se vijojnë të përballemi me rritje të lartë të kostove nga ndryshimet e akcizës. Konstatohet se shitësit fundorë, sidomos nga baret në muajt e sezonit turistik ka pasur rritje të lartë të çmimeve të birrës artizanale.

Nëse ne e shesim një gotë birrë te ta me çmim 100 lekë, nga baret po shitet 350 lekë deri në 400 lekë për gotë për konsumatorin.

Pra çmimi është rritur 4 herë më shumë te fundori në zonat bregdetare dhe deri 3 herë më shumë në Tiranë. Këto nuk janë çmime normale dhe kanë ndikuar te konsumi.

Për shkak të çmimeve të larta konsumatorët, po shkojnë të blejnë birrat te supermarketi për t’i konsumuar në plazh, nëse i lejojnë t’i pinë, pasi plazhi funksionon vetëm me shezlong”, pohoi ai.

Prej vitit 2023, prodhuesit vendas të birrës, përfshirë edhe prodhuesit artizanalë po vuajnë shtimin e kostove nga dyfishimi i akcizës. Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë. Pas ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj.

Nga shoqatat e prodhuesve vendas, ndryshimet fiskale u kërkuan të shfuqizohen në Gjykatën Kushtetuese.

Pas seancave të zhvilluara më 16 Korrik 2024 Gjykata Kushtetuese vendosi të mbajë në fuqi ligjin e ri “Për akcizat”, që unifikoi nga 1 janari 2023 akcizën te prodhuesit e birrës, duke rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike për shfuqizimin e pjesshëm të ligjeve nr. 81/2022 dhe nr. 94/2023 për akcizat, për pjesën që parashikon unifikimin e akcizës së birrës nga malto për të gjithë prodhuesit pavarësisht sasisë së prodhimit vjetor.

Gjykata Kushtetuese vendosi se ndryshimet ligjore nuk kanë cenuar thelbin e lirisë së veprimtarisë ekonomike apo e kanë vënë në rrezik atë deri në atë masë që të vihet në dyshim ekzistenca e saj.

Në këtë këndvështrim, unifikimi i akcizës nuk përbën një mjet joproporcional.

Prodhuesit vendas kanë paralajmëruar disa herë se dyfishimi i akcizës jo vetëm do të rriste peshën e birrës së importit në treg, por do të çonte drejt falimentimit industrinë vendase.

Kryetari i Shoqatës së Mikrobirrarive Shqiptare Xhim Begeja tha se shtimi i kostove nga rritja e akcizës ka ndikuar negativisht teK investimet.

Në Malin e Zi një prodhues për 1 Hl birrë paguan 5 euro akcizë, ndërsa ne paguajmë 39 euro akcizë. Vetëm për një muaj prodhim, detyrimi i shtetit ndaj akcizës arrin deri në 350 mijë lekë, ndërsa fitimi ynë arrin 600 euro.

Pra për shkak të kostove të larta sipërmarrësit janë kthyer në rrogëtarë, pra nuk kanë asnjë mundësi financiare të shtojnë investimet e tyre”, pohon ai.

Për sa i përket nivelit të akcizës nga prodhuesit kërkohen të zbatohen standardet e BE-së, duke lehtësuar në taksim prodhuesit e vegjël artizanalë./MONITOR

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Harris dhe Walz nisin fushatën së bashku, zotohen se do të ‘luftojnë për të ardhmen’

Harris dhe Walz nisin fushatën së bashku, zotohen se do të ‘luftojnë për të ardhmen’

Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash

Plagosën me thikë 41-vjeçarin pas një sherri në Tiranë, arrestohen 3 autorët

Shembet hoteli në Gjermani, viktima dhe të bllokuar në rrënoja

Shembet hoteli në Gjermani, viktima dhe të bllokuar në rrënoja

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com