Vijojnë punimet në kantierin e urës mbi lumin Tiranë, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës.
Në këtë kantier ka përfunduar prodhimi i gjithë strukturës së çelikut të urave dhe paralelisht po vijon puna për montimin e trarëve.
Ky lajm është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka ndarë pamje të projektit.
Ai shprehet se projekti do të krijojë lehtësira të mëdha për kryeqytetin, që nga shkurtimi i distancave të lëvizjes me makinë, te reduktimi në masë i trafikut, e deri tek impakti i zhvillimit të bizneseve dhe rritjes së vlerës së pronës.
“Në kantierin, Urat mbi lumin Tiranë, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, po vijon puna pa ndërprerje ku deri tani është realizuar 55% e punimeve.
I gjithë projekti do të krijojë lehtësira të mëdha për kryeqytetin, që nga shkurtimi i distancave të lëvizjes me makinë, te reduktimi në masë i trafikut, e deri tek impakti i zhvillimit të bizneseve dhe rritjes së vlerës së pronës”, shkruan Rama./Opinion.al