Operacioni për evakuimin e civilëve nga uzina e çelikut Azovstal në Mariupol “vazhdon” edhe sot.
Kështu ka thënë një zëdhënës i OKB-së në Gjenevë, raportojnë mediat ndërkombëtare.
“Kombet e Bashkuara konfirmojnë se evakuimi është duke u zhvilluar në kompleksin e çelikut Azovstal, në koordinim me Kryqin e Kuq dhe palët në konflikt”, tha Jens Laerke, zëdhënës i Zyrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare. Zyrtari theksoi se nuk mund të japë detaje të tjera për arsye sigurie.
Nga ana tjetër Kopenhagen denoncoi shkeljen e hapësirës ajrore daneze nga një aeroplan zbulues rus dhe thirri ambasadorin rus për këtë çështje. Kështu ka bërë të ditur shefi i diplomacisë daneze. “Ambasadori rus do të thirret nesër në Ministrinë e Jashtme. Një tjetër shkelje ruse e hapësirës ajrore daneze. Kjo është krejtësisht e papranueshme dhe veçanërisht shqetësuese në situatën aktuale”, shkroi Jeppe Kofod në Tëitter. Incidenti ndodhi mbrëmjen e së premtes kur një aeroplan zbulues rus fluturoi në hapësirën ajrore daneze në lindje të Bornholm (ishullit baltik danez) përpara se të hynte në hapësirën ajrore suedeze, pjesa e fundit e episodit u njoftua dje nga mbrojtja./Opinion.al