Aktualitet

Vijon dhuna ndaj mjekëve në spitale, shpallet në kërkim një 37-vjeçar


               Publikuar në : 11:24 - 20/06/19 |
Al Do

Një rast tjetër i dhunës ndaj bluzave të bardha është regjistruar në qytetin e Sarandës.

Një banor i fshatit Gjashtë të Sarandës ka goditur me grushta një mjek me inicialet K.R në spitalin e Sarandës. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës.

Policia ka shpallur në kërkim 37-vjeçarin, A.K dhe po punon për kapjen e tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Njoftimi i policisë:

Sarandë, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin A. S., 37, vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë.

Shpallja e tij në kërkim u bë pasi ditën e djeshme dyshohet se ky shtetas në ambientet e Spitalit të Sarandës ka goditur me grushta mjekun K. R., për shkak të detyrës. Po punohet për kapjen e shtetasit A.S. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”. /Opinion.al

Pas