Po vazhdon dezinsektimi në zonat turistike për të garantuar një ambient të sigurt dhe të pastër për pushuesit.
Lajmin e ka dhënë Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, përmes një postimi në rrjete sociale.
E shoqëruar edhe nga Drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini ajo inspektoi nga afër procesin e dezinsektimit në vijën bregdetare të Gjirit të Lalëzit në Durrës.
“Vijon dezinsektimi në zonat turistike për të garantuar një ambient të sigurt dhe të pastër për pushuesit vendas e të huaj.
Në Gjirin e Lalzit po kryhet trajtimi i katërt, ndërsa ekipet e ekspertëve të ISHP-së janë çdo ditë në terren për të monitoruar dhe përsëritur procesin aty ku është e nevojshme.
Ky program kombëtar shtrihet në të gjithë zonat turistike të vendit dhe do të vijojë deri në tetor për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve“, shkruan Koçiu.