Aktualitet

Vijon aksioni anti-drogë me dron, arrestohet një 31-vjeçar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:58 - 11/06/20 |
Al Do

Policia ka vijuar kontrollet me dron për parandalimin e kultivimit të kanabisit në zonën e Dibrës.

Shërbimet policore përveç kontrolleve në zonat e thella malore dhe në fshatra, kanë ushtruar kontrolle edhe me këmbë në lagjet e qyteteve të qarkut Dibër, ku si rezultat në lagjen “Gjeologu”, në Bulqizë, konstatua një rast i kultivimit të kanabisit, dhe u arrestua nga Policia shtetasi S. T., 31 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.

Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar 50 punonjës policie dhe dy dronë.

Nga kontrollet me dronë nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit. /Opinion.al

Drejtoria Vendore e Policisë DibërVijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.Strukturat e Policisë po përdorin dronët për monitorimin e zonave të thella e pyjore.Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar 50 punonjës policie dhe dy dronë.Nga kontrollet me dronë nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit.Shërbimet policore përveç kontrolleve në zonat e thella malore dhe në fshatra, kanë ushtruar kontrolle edhe me këmbë në lagjet e qyteteve të qarkut Dibër, ku si rezultat në lagjen "Gjeologu", në Bulqizë, konstatua një rast i kultivimit të kanabisit, dhe u arrestua nga Policia shtetasi S. T., 31 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.Kontrolli i territorit do të vijojë çdo ditë, duke kontrolluar dhe në zonat më të thella, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.#Shqipëriapakanabis

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 11 juin 2020

Pas