Vendi ynë do të ketë një mot me kthjellime në vijën bregdetare dhe zonën e ulët gjatë paradites, por në zonat malore do të ketë vranësira kalimtare.
Ndërsa mesdita dhe pasditja i theksojnë vranësirat në vend, duke bërë që ato të shfaqen edhe përgjatë zonës së ulët.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 38°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./Opinion.al