Numri i rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë vijon të mbetet i lartë duke u shoqëruar me shtim të pacientëve të shtruar në spitalin infektiv.
“Në vend ku vijon të ketë raste të reja por edhe shtrime të reja në spital dhe pacientë që kanë nevojë për terapi intensive”- tha Rovenda Daja nga ISHP gjatë përditësimit të të dhënave.
Në spitalin infektiv aktualisht janë 81 pacientë në spital, mes tyre edhe mosha të reja. 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 2 pacientë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1213 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës./ Opinion.al