Vendi ynë gjatë paradites së sotme do të karakterizohet nga një mot i vrenjtur me reshje shiu, ndërsa në zonat malore do të ketë dëborë të pakët. Pas mesditës moti pritet të të përmirësohet në zonat veriore dhe qëndrore ndërsa shira të pakët do të vijojnë në zonat jugore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 15°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 4–5 ballë.