Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vijojnë luftimet e ashpra në Sudan, banorët zgjohen nga shpërthimet e fuqishme

2023/05/10 at 3:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta në Sudan, palët marrëveshje për një armëpushim 3-ditor

Shpërthime të fuqishme janë raportuar në Sudan, ndërsa luftimet vazhdojnë.

Luftimet po vazhdojnë pavarësisht se gjeneralët, që janë në epiqendër të konfliktit, kanë dërguar në Arabinë Saudite përfaqësuesit e tyre për bisedimet e paqes.

“Jemi zgjuar me shpërthime dhe sulme me artileri të rëndë”, tha për AFP-në një banor i Omdurmanit, që gjendet shumë pranë Kartumit.
Gjatë natës, dy shpërthime të fuqishme kanë goditur kryeqytetin sudanez, Kartum.

Që nga 15 prilli, në Sudan po luftojnë ushtria e udhëhequr nga komandanti, Abdel Fattah al-Buhran dhe trupat e një formacioni paramilitar, të udhëhequr nga komandanti Mohamed Hamdan Daglo.

Dy gjeneralët, që po luftojnë për pushtet në Sudan, kanë dërguar në Arabinë Saudite të shtunën negociatorët e tyre. Bisedimet, që po ndërmjetësohen nga Shtetet e Bashkuara dhe sauditët, po cilësohen si “bisedime para negociatave”.

Megjithatë, ende nuk ka ndonjë njoftim nëse është arritur përparim në bisedimet që po mbahen në qytetin Xhadah.

Më herët gjatë kësaj jave, një diplomat saudit e pranoi se një marrëveshje afatgjatë e armëpushimit nuk është pjesë e diskutimeve dhe se të dyja palët “besojnë se janë në gjendje të fitojnë betejën”.

Zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara për ndihmë, Martin Griffiths, është larguar nga Xhadah pasi propozoi deklaratën e zotimeve për të dyja palët për të garantuar një rrugë të sigurt për dërgimin e ndihmës humanitare, sipas një zëdhënësi të OKB-së.

Më shumë se 750 persona janë vrarë që nga nisja e luftimeve më 15 prill, shumica e të cilëve civilë.

Pothuajse 150.000 persona janë larguar në shtetet fqinje, ndërkaq 700.000 banorë janë zhvendosur brenda Sudanit.

Që nga grusht shteti i vitit 2021, Sudani është udhëhequr nga këshilli i gjeneralëve në krye me dy ushtarakët që aktualisht po luftojnë: gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, që është kreu i forcave të armatosura dhe presidenti i shtetit, dhe zëvendësi i tij, gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, që udhëheq Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.

Dy gjeneralët kanë mospajtime lidhur me mënyrën se si shteti do të shkojë drejt sundimit civil.

Etiketa: luftimesudan

Ju sugjerojmë

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
Bota

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

15 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
Bota

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

15 Dhjetor, 2025 9:47 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

15 Dhjetor, 2025 8:54 pm
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

15 Dhjetor, 2025 8:47 pm
U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic
Kronikë

U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic

15 Dhjetor, 2025 8:45 pm
Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes
Bota

Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes

15 Dhjetor, 2025 8:23 pm
Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë
Kryesore

Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë

15 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
Kryesore

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

15 Dhjetor, 2025 6:13 pm
Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten
Kronikë

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten

15 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
Kronikë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

15 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Para
Ekspertët britanikë: Monedha europiane do të “vdesë” herët a vonë

Rënia e euros thyen rekorde të reja, këmbehet me 110.4 Lekë

Egnatia arrin për herë të parë në finalen e Kupës

Egnatia arrin për herë të parë në finalen e Kupës

Arrestimi i ish-kryeministrit, mijëra njerëz protestojnë në rrugët e Pakistanit

Arrestimi i ish-kryeministrit, mijëra njerëz protestojnë në rrugët e Pakistanit

TE FUNDIT

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
15 Dhjetor, 2025

Një vit pas përmbysjes së regjimit të tij në Siri, Bashar al-Assad e ka lënë pas politikën dhe po përpiqet...

Lexo më shumë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
15 Dhjetor, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz e nisi konferencën e tij për shtyp me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke lavdëruar përpjekjet e...

Lexo më shumë

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
15 Dhjetor, 2025

Pak para se të dilnin në ‘Foltore’ para Kryeministrisë, këtë të hënë Sali Berisha mblodhi grupin e PD në selinë...

Lexo më shumë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
15 Dhjetor, 2025

Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 6 maji në Elbasan duke shkatërruar tërësisht një banesë. Fatmirësisht nuk ka të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com