Aktualitet

Vijojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit, emërimet e reja në qarqet e vendit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:36 - 02/11/21 |
Opi Nion

Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit, këtë herë në radhët e drejtuesve në qarqe. Mësohet se Hajri Kushe, nga zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Policinë e Kukësit, emërohet në të njëjtën pozitë në Shkodër.

Ermal Lila, nga shef i komisariatit të Elbasanit, emërohet zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Kukës. Bujar Laze emërohet shef komisariati në Korçë.

Vilson Bala, nga shef komisariati në Bulqizë, emërohet shef komisariati në Durrës. Oltion Agolli, nga shef komisariati në Peqin, emërohet shef komisariati në Pogradec.

Në Vorë, në vend të Aliosha Brokes, që kalon specialist në drejtorinë e standardeve profesionale, emërohet shef komisariati Kreshnik Gjecka.

Dashamir Bendo emërohet shef i Operacionales në Tiranë. Alfred Cenaj emërohet shef komisariati në Elbasan. Pëllumb Kovashica emërohet shef komisariati në Peqin.

Këto emërime vijnë pasi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, disa ditë më parë ndryshoi edhe drejtorët e policive në qarqe. Ndryshime pati edhe në nivel shefash komisariatesh në qarkun e Tiranës. /Opinion.al

Pas