Kronikë

Vijojnë arrestimet në Durrës, burg inxhinieres së ARRSH


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:51 - 22/10/20 |
Opi Nion

Vijon aksioni i policisë për arrestimin e zyrtarëve të ARRSH së Durrësit të shpallur në kërkim.

Sipas policisë është arrestuar sot inxhinierja Dhurata Lazaj, 55-vjeç pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale Shpërdorim detyre”.

Kujtojmë se ditën e djeshme u vunë në pranga Astrit Zenelaj, 56 vjeç dhe Rezart Arkaxhiu 36 vjeç.

Të arrestuarit akuzohen se kanë dhënë leje në kundërshtim me Kodin Rrugor për një karburant në anë të rrugës nacionale Plepa-Kavajë, i cili është bërë burim aksidentesh rrugore.

Njoftimi i Policisë: 

Durrës

Vijon operacioni “BYE PASS”.

Ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Procedohet penalisht një tjetër shtetas, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Pushtimi i tokës”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit të koduar “BYE PASS”, kanë ndaluar shtetasen Dh. L., 55 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

 

Pas