Gjatë ditës së nesërme parashikohet një mot i kthjellët, ndërsa ditën e fundit të javës, sinoptikanët e shohin me reshje shiu dhe ulje të ndjeshme temperaturash.
Sipas “Meteoalb”, paraditja dominohet nga kthjellimet në pjesën më të madhe të vendit, por pasditja sjell vranësira kalimtare në zonat Veriore e Qendrore. Orët e natës sjellin një sistem me vranësira e shira fillimisht në veriperëndim e gradualisht në gjithë vendin.
Të dielën, Veriu dhe Qendra dominohen nga vranësira e shira deri në mesditë kur shirat zhvendosen kryesisht drejt Jugut. Pasditja fuqizon vranësirat e shirat në Qendër të vendit por shira më të pakët do të ketë në zonat Veriore e Jugore. Mbrëmja përmirëson gradualisht kushtet atmosferike por vranësirat mbeten prezente.
Tabloja Termike
E shtuna sjell rritje të lehtë në vlerat termike të mesditës, por e diela sjell një rënie të theksuar në të dy vlerat ekstremale ditore.