Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka postuar në “Facebook” foton e trenjakëve që erdhën në jetë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Krahas fotos, ministrja shkruan se trinjakët gëzojnë shëndetë të plotë dhe se secili përfiton bonusin e bebes në masën 120 mijë lekë.
Më tej, Koçiu shkruan se rreth 200 mijë familje që janë gëzuar me ardhjen në jetë të fëmijëve të tyre kanë përfituar mbështetjen financiare të qeverisë për çdo të porsalindur përgjatë pesë viteve të fundit.
Ky program do vijojë të mbështesë familjet që jetojnë dhe kontribuojnë në Shqipëri.
Postimi i Ministres Koçiu
Mirë se erdhët Kajla, Kain dhe Krid!
Në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” kanë ardhur në jetë trinjakët të cilët gëzojnë shëndet të plotë dhe secili përfiton bonusin e bebes në masën 120 mijë lekë.
Mirënjohje mjekëve dhe infermierëve të këtij Materniteti për shërbimin e përkushtuar dhe profesionalizmin në kujdesin ndaj JETËS.
Rreth 200 mijë familje që janë gëzuar me ardhjen në jetë të fëmijëve të tyre kanë përfituar mbështetjen financiare të qeverisë për çdo të porsalindur përgjatë pesë viteve të fundit.
Ky program do vijojë të mbështesë familjet që jetojnë dhe kontribuojnë në Shqipëri.