Aktualitet

“Vijmë tek shtëpia jote kryeministër”, protestë e banorëve të 5 majit e Laprakës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:26 - 29/01/22 |
Opi Nion

Banorët e zonës së ‘5 majit’ kanë dalë sërish në protestë pas prishjes së shtëpive të tyre për shkak të projektit të rindërtimit. Ata kanë bllokuar ish-sheshin “Shqiponja”, në një protestë së cilës i janë bashkuar edhe banorët e Laprakës, të cilët bëjnë me dije se janë njoftuar që për 5 ditë duhet të lirojnë shtëpitë për shkak së preken nga projekti i rikualifikimit urban.

“Na sollën një letër dhe na thanë që për 5 ditë të ikim. Unë kam pyetur vetë në urbanistikë dhe më thanë vazhdo me ndërtimin. Pse vijnë tani dhe na nxjerrin jashtë. Ne nuk jemi kundër rrugës. Por ku do të na çojnë. Ne nuk do të dorëzohemi”, tha një prej banorëve.

E pranishme në protestë ishte edhe nënë Liza, e cila tashmë është bërë e njohur për zërin e saj ndaj aksionit të prishjeve të shtëpive të tyre.

Nëse nuk merrni masa, protesta do jetë shumë madhështore dhe do vijmë deri tek shtëpia jote zoti kryeministër”, tha një protestues./Opinion.al

 

 

 

Pas