Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vihet gur themeli për ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër për lidhjen e Mitrovicës

2025/07/01 at 7:33 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vihet gur themeli për ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër për lidhjen e Mitrovicës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka mbikëqyrur vënien e gur themelit për fillimin e ndërtimit të dy urave në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër – përmes së cilave Qeveria në detyrë ka thënë se synon ta lidhë Mitrovicën e Veriut të banuar me shumicë serbe me Mitrovicën e Jugut të banuar me shumicë shqiptare.


Ndërtimi i këtyre dy urave të reja – njëra për automjete dhe tjetra për këmbësorë – pritet të përfundojë në vjeshtë dhe kostoja e tyre kap shifrën e rreth 3 milionë eurove, sipas zyrtarëve.

“Jemi këtu ta tregojmë përkushtimin tonë që ndërmjet veriut dhe jugut të ketë sa më shumë komunikim, qarkullim, bashkëpunim e shkëmbime”, tha Kurti pas vënies së gur themeleve.

I pyetur nëse është koordinuar me Bashkimin Evropian për ndërtimin e këtyre dy urave, Kurti tha se “gjithçka që bëjmë ne është në përputhje me planet tona, sipas ligjit, dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve. Ata që kanë dilema, mund të na kontaktojnë lirisht dhe ne ua shpjegojmë me përpikëri”.

Sa i përket mundësisë së hapjes së urës kryesore mbi Ibër për qarkullimin e automjeteve – gjë që ka shkaktuar tensioneve vitin e kaluar – Kurti tha se “ne jemi për t’u hapur edhe ura kryesorë mbi lumin Ibër, ne nuk heqim dorë asnjëherë [nga hapja e urës]”.

Verën e vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ndërmori një nismë për të hapur urën kryesore mbi Ibër për trafik – gjë që u kundërshtua nga popullsia lokale serbe dhe bashkësia ndërkombëtare.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR – ushtarët e të cilit janë të stacionuar në urën kryesore mbi lumin Ibër – kishte thënë atëkohë se çdo vendim për hapjen e urës, duhet të merret brenda kornizës së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Kurti tha se hapja e urës kryesore varet nga “karabinierët italianë”.

“Prej neve është kërkuar t’i bëjmë matjet për ta vlerësuar qëndrueshmërinë e urës. I kemi bërë, ura është e qëndrueshme. Se kur do të hapet ura varet edhe nga karabinierët italianë. Ne nuk duam të krijojmë kurrfarë fërkimesh me askënd, përfshirë karabinierët italianë, prandaj po i presim kur të binden ata, siç jemi të bindur edhe ne se ura ka nevojë për qarkullim edhe të automjeteve jo për persona të uniformuar”, shtoi ai.

Qeveria në detyrë e Kosovës, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, tha më herët se projekti për ndërtimin e urave është iniciuar me kërkesë të dy komunave, si rezultat i krijimit të Bordit të Përbashkët të Mitrovicës.

Nga Bashkimi Evropian i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk janë të përfshirë në këtë projekt dhe as që janë të njoftuar për të.

Sipas BE-së, çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Ibër duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse – duke i përfshirë plotësisht të gjitha komunitetet që preken nga kjo çështje.

Një këshilltar në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut nga komuniteti serb, Dushan Millunoviq, kishte thënë se këto ura janë të panevojshme.

Ndërtimi i këtyre urave “do të ndikojë negativisht në situatën e përgjithshme”, tha Millunoviq.

“Nëse do t’i kishim zgjidhur të gjitha problemet e qytetit, siç janë rrugët, kanalizimet, infrastruktura… Nëse do të ishte koha për të ndërtuar ura, do ta kuptoja. Por, për fat të keq, situata në terren nuk është e tillë”, ishte shprehur ai për Radion Evropa e Lirë.

Nënkryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku, ka thënë se mbështet çdo ndërtim urash, pasi ato janë simbol i lidhjes mes njerëzve, kulturave dhe dallimeve, por ka shtuar se për momentin, ka çështje më me prioritet për t’u trajtuar.

Qyteti i Mitrovicës u nda në periudhën e pasluftës, ndërsa në vitin 2013 u nda edhe zyrtarisht në dy komuna: Mitrovica e Jugut e banuar me shumicë shqiptare, dhe Mitrovica e Veriut e banuar me shumicë serbe.

Në mes të qershorit të 2025-tës u formua edhe një bord i përbashkët i këtyre dy komunave, bazuar në Ligjin për Kufijtë Administrativë të Komunave, me qëllim “përafrimin e qytetarëve”.

Në vitin 2014, Kosova dhe Serbia ranë dakord për hapjen e urës për trafik, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

I ashtuquajturi rivitalizim i urës u planifikua me qëllim heqjen e të gjitha barrikadave të vendosura nga serbët lokalë dhe funksionalizimin e urës.

Më pas, në vitin 2016, u miratua një plan i ri zbatimi, që synonte kapërcimin e mosmarrëveshjeve mbi interpretimet e ndryshme të konstatimeve të mëparshme.

Sipas planit të ri të zbatimit, hapja e plotë e urës duhej të bëhej në janar të vitit 2017.

Punimet rreth rivitalizimit të urës përfunduan vetëm në qershor të vitit 2018 dhe ura, në të cilën u investuan 1.5 milion euro, nuk u hap kurrë për automjete, por vetëm për këmbësorë./rel



Ju sugjerojmë

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
Bota

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

22 Korrik, 2025 10:37 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22 Korrik, 2025 10:35 pm
Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
Aktualitet

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

22 Korrik, 2025 10:03 pm
Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
Politikë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

22 Korrik, 2025 9:34 pm
Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4
Bota

Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4

22 Korrik, 2025 9:24 pm
Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë
InstaBIZ

Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë

22 Korrik, 2025 9:20 pm
Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne
InstaBIZ

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

22 Korrik, 2025 9:12 pm
Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë
Kronikë

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë

22 Korrik, 2025 8:31 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërkon hetimin e Obamës: Ka manipuluar informacionet për ndërhyrjet ruse

22 Korrik, 2025 8:28 pm
Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti
Aktualitet

Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti

22 Korrik, 2025 7:58 pm
Para
Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje

Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje

Serbia refuzoi vizitën e Zveçlës në Luginën e Presheves, deputeti shqiptar në parlamentin serb: Qeveria e Beogradit ka të njëjtën urrejtje ndaj nesh

Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë

Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat

Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat
















TE FUNDIT

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
22 Korrik, 2025

Akuzat e presidentit Donald Trump, për tradhti dhe kryengritje kundër ish-presidentit Barack Obama janë “të çuditshme” dhe “qesharake”, tha një...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
22 Korrik, 2025

Një  27-vjeçar nga fshati Risili i Vlorës është plagosur me thikë. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që...

Lexo më shumë

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
22 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje gjatë punës së çmontimit të tendave në një nga zonat e kryeqytetit dhe...

Lexo më shumë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
22 Korrik, 2025

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha se nuk ka shprehur asnjë ambicie për pozicione të tjera në parti apo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com