Këtë vit Vigan Shehu do të ndërmerrte një aventurë të re, pjesëmarrjen në spektaklin e kërcimit të Tv Klan, “Dance With Me”. Megjithatë pas pak kohësh zërat e kësaj pjesëmarrje u zbehën dhe në çastin kur u zbuluan një e nga një çiftet pjesëmarrëse Vigani nuk rezultoi në asnjë prej tyre. I kontaktuar nga Gazeta Express, Vigani pranoi se në një moment do të merrte pjesë në spektakël por më pas gjithçka u anulua si pasojë e disa problemeve të tij personale. Ndërkohë spektakli i kërcimit pritet të nisë në Klan në datën 12 shtator dhe çiftet konkurruese kanë nisur të stërviten.