Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçari pasi akuzohet për vidhjen e disa motomjete dhe bicikleta.
I arrestuari është identifikuar si Skënder Arifi, 24 vjeç, banues në Prishtinë ndaj të cilit rëndojnë akuzoat për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
I riu më datë 22.01.2022, në rrugën “Marie Kraja”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit Gj. H.;
Më datë 18.02.2022, në rrugën “Niko Avrami”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit K. Ç.;
Po më datë 18.02.2022, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular dhe një biçikletë në pronësi të shtetasit E. T.
Gjatë kontrollit fizik të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.