Një 42 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, nën akuzën e vjedhjes.
Sipas të dhënave nga policia, në kuadër të operacionit “Sendet” është vënë në pranga shtetasi I.B. i cili vidhte nëpër shezlongë dhe automjete sendet personale të pushuesve.
42 vjeçari nga Manza, ishte dënuar më parë po për vjedhje dhe i shpallur në kërkim për vjedhje të tjera.
Nga hetimet e kryera dhe nga analizimi i pamjeve filmike, rezulton se ky shtetas është autor i vjedhjeve nëpër shezlongë të sendeve personale të pushuesve, si dhe i vjedhjes së një automjeti në Shkozet, Durrës.